Eko Higjiena

Po të ishte Isa Mustafa në Gjermani, nuk do të nënçmohej as për nga mosha, as për nga sëmundja dhe as për nga dija!

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Gani Sadiku – Vetëm te shqiptarët është marre me kanë plak, marre është me kanë i ditur, me kanë i pakorruptuar s`ban hiq, por edhe ma marre është me kanë i sëmurë, sepse shqiptarët ta caktojnë diagnozën para mjeku, dhe pa asnjë analizë. Në të shumtën e rasteve ja qëllojnë, sepse thuhet që; lajmi i keq kurrë nuk del rrenë, e shumë prej tyre, japin lajme të këqija dhe të pavërteta për dikë, vetëm ndoshta si lajm i keq nesër bahet i vërtetë! Shqiptarët kur nuk kanë ku me’t gjetë tjetër behane kanë me’t skenue për gjendjen shëndetësore dhe për moshën tënde. Isa Mustafa po i pengon shqiptarët pse ecë me shtagë, dhe pse u plakë, ndërkaq Gjermaninë nuk e ka penguar Wolfgang Schäuble i cili është në karrocë, dhe ishte një kohë të gjatë ministër i punëve të brendshme, më vonë edhe ministër i financave, në të cilën kohë lulëzoi ekonomia e Gjermanisë, e krejt në fund është kryeparlamentar.

Besoni ose jo, Isa Mustafa është kalibër i tij për makroekonomi, por neve nuk na pëlqen se flet shqip, dhe është shkolluar në ish-Kosovë, bile mundohemi me i thanë në Ish-Jugosllavi, për me ja gjet edhe aty behanen. Nëse e gjykojmë Isën, dhe miliona Isa-ha, tjerë që kanë jetuar dhe janë shkolluar në Kosovë në kohën e okupimit Jugosllav, atëherë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë është dashtë me i qitë në konop që kanë jetuar në Jugosllavinë Cariste, apo në mbretërinë serbo-jugosllave.! Me pas kanë Isa në Gjermani, ai nuk do të nënçmohej as për nga mosha, as për nga sëmundja dhe as për nga dija, por do të lakmohej për kurajon, vullnetin, dëshirën dhe mundin, për t’i bashkuar forcat në një sinergji shumë të nevojshme për vendin tonë! Por duhet me i kuptue ata që janë mësuar me ndërtimin e gropave mbas shpine për të tjerët, dhe dihet pse shënjestra i tyre është Isa Mustafa; ata po i pengon aftësia e tij për ta mbajtur LDK-në, unike, dhe në këtë mënyrë ua prishë matematikat e dominimit dhe kapjes së shtetit përmes politikës!!!!

Mobi Casa

Ashtu është vepruar me Ibrahim Rugovën, për të cilin jemi dëshmitarë se me komunikata nga shtabi i Rognerit kërkohej eliminimi i tij, ndërkaq sot të njëjtit e kanë përvetësuar edhe varrin, duke u përulur çdo ditë pranë tij! Është njëfarë kënge më kujtohet, vargjet e së cilës i kisha recitua çdo ditë para atyre që të ballcamosin për së gjalli e të qajnë për së vdekuri, ; “sat jam gjallë t`i shpirtin falma, se kur t’des ndash vorrin kallma”….. njerëzve të ligj, pa vetëdije politike dhe të paditun, vetëm i vdekur nuk u pengon!