UBT

Po shpërthyen trazira, Kosova rrezikon kthimin në protektorat të OKB -së

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Arbana Xharra – Kosova aktualisht është peng i përplasjes së egove të Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit të cilët po shtyhen se cili është më i fortë.

Po paralajmërohet një kaos politik, ku asnjëra pale nuk është gatshme për kompromis. Thaçi do te provojë të krijojë një qeveri duke përjashtuar LVV-në, kjo e fundit do të përpiqet të mbesë në pushtet kështu, me qeveri të rrëzuar, gjë që në aspektin demokratiko-politik dhe të kulturës politike nuk është gjë e pastër.

Sipas procedurave presidenti ja jep mandatin partisë se parë, LVV-së e cila do të luaje lojëra e nuk do ta dërgojë emrin me synimin që gjithçka të shtyhet. Sidoqoftë nëse LVV e pranon mandatin dhe brenda një afati të caktuar nuk arrin me kriju shumicë, atëherë presidenti vendos me ja dhënë mandatin partisë së dytë LDK-së.

Arritja e koalicionit ndërmjet LDK dhe LVV nuk doli aq e lehtë siç e parashikonte partia e Albin Kurtit dhe segmente të caktuara tër LDK. Ajo zgjati shumë dhe u shoqërua me një luftë të ashpër ndërmjet të dyja palëve.

Mbërritja e mundimshme e këtij koalicioni linte të kuptohet se kemi të bëjmë me përplasje ndërmjet dy botëkuptimeve diametralisht të kundërta nga njëra tjetra. LVV është parti e revoltës së majtë – e përzier me elemente fetare – ndërkaq LDK është parti konservative e së djathtës.

Gjersa e LVV fiton vota në sajë të liderit të saj absolut, LDK mund ë llogaris në një bazë të gjerë dhe tradicionale që parimisht voton LDK-në.

Kriza kulminoi pikërisht nga ky dallim i madh programor që kanë dy partitë ndërmjet veti. Kryeministri merrte vendime ashtu siç e do natyra e liderit absolut: pa pyetur askend! LDK nisi të ndihej si patericë, mirëpo nuk reagonte dot, ngase një pjesë e bazave të saja kërkonte me ngulm këtë model qeverisjeje – me LVV-në.

Mos heqja e taksës dhe tallja, përbuzja dhe injorimi i Amerikës i vuri kapakun gjithë kësaj.

Uji Dea

Në Kosovë – përtej militantëve esktraradikal të majtë nga Tirana dhe elementëve fetarë brenda LVV – nuk ekziston masë që mund ta lverdisësh me retorikë kundër Amerikës. Me një fjalë nëse do që me siguri ta humbësh pushtetin ngatërrohu me SHBA-të – pavarësisht se kush është aty president.

Sipas asaj që thuhet për inteligjencën e Albin Kurtit, duket sikur gjithë këtë manovër ta ketë bërë me vetëdije. Përndryshe nuk do të kishte shkarkuar një ministër të LDK-së vetëm për opinionet e tij dhe do ta hiqte taksën menjëherë, sidomos pas shpërthimit të pandemisë, qoftë si masë të jashtëzakonshme, me çka as reputacioni nuk do t’i gërvishtej.

Ai nuk i bëri këto dy lëshime kaq të parëndësishme. Të parëndësishme ngase Agim Veliu s’mundte të vendos për asgjë vetë dhe heqjen e taksës e kishte paralajmëruar edhe vetë.

Tash do të formohet me siguri një qeveri semiteknike. Partitë do të delegojnë njerëzit e afërt të tyre dhe do ta formojnë një qeveri kalimtare siç e modelon presidenti Thaçi. Deri në zgjedhjet e ardhshme. Pas atyre LVV mund të kthehet në pushtet vetëm nëse i fiton 51% zgjedhjet përndryshe nuk shoh shpresë tjetër për të në horizont. Se a mund të ndodhë kjo në Kosovën siç e njohë dyshoj shumë rëndë. Madje mund ta marr guximin për një prognozë: Albin Kurti dogji kartën e tij për të pasur qeverinë në Kosovë.

Se presidenti Thaçi është i njohur për „komplote“ të tilla s’është sekret publik, por sa i aftë duhet të jetë ai ta mund njeriun më inteligjent e intelektual të Kosovës – siç trumbetohet rreth figurës së zotëri Kurtit?

Logjika atëherë, sipas fakteve që kemi tani, thotë se LVV i kontruboi puçit të organizuar nga Thaçi duke bërë veprime për tu vete rrëzuar. Absurde apo?

Po shpërthyen trazira Kosova rrezikon kthimin në protektorat të OKB -së dhe mirupafshim “Republikë”. A nuk është ky ideali i rusëve, serbëve dhe disa tjerëve?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.