Po ringjallet Agimi i betejës së Kosharës legjendare…

Ai luftoi për një jetë “tjetër”. Kjo jetë “tjetër” ishte liria e popullit, liria e Kosovës së robëruar. I madh ishte Agimi i lirisë. Madhështia e tij po i tmerron të tjerët, të cilët, edhe si dëshmor i botës së përjetësisë, ia kanë frikën. Po tmerrohen, sepse vepra e tij, herdokur, ajo do të ndriçohet se ishte në ballë të luftës për çlirimin e Kosovës. Por, edhe shtatorja e tij në qendër të Gjilanit, po flakron për veprën heroike të këtij luftëtari të etur për liri.
Pra, 11 prilli i vitit 1999, shënon një histori në vete, sa të dhimbshme, aq krenare. Histori që do ta shënojë këtë datë të vetme të thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar. Këtu e 15 vjet më parë ra dëshmor i kombit për t’mos vdekur kurrë, Agim Ramadani.
Ai luftoi për një jetë “tjetër”. Kjo jetë “tjetër” ishte liria e popullit, liria e Kosovës së robëruar. I madh ishte Agimi i lirisë. Madhështia e tij po i tmerron të tjerët, të cilët, edhe si dëshmor i botës së përjetësisë, ia kanë frikën. Po tmerrohen, sepse vepra e tij, herdokur, ajo do të ndriçohet se ishte në ballë të luftës për çlirimin e Kosovës. Por, edhe shtatorja e tij në qendër të Gjilanit, po flakron për veprën heroike të këtij luftëtari të etur për liri.
Dhe, sa herë vijnë përvjetorët e tij, ai nderohet dhe adhurohet nga të gjithë njerëzit e Anamoravës e më gjerë. Gjersa turma e stafit të komunës afrohej të bënin homazh para shtatores së Agimit, qytetarët tjerë, që lëviznin në qytet, e që u gjenden aty, u ndalën përnjëherë për ta nderuar luftëtarin e lirisë, Agmin e madh të kësaj ane të Karadakut.
Aty u gjend Martin Çuni, Rrustem Berisha e disa bashkëluftëtarë të tjerë të Agimit, të cilët, si një, u afruan dhe bënë homazh shokut të tyre të luftës. Por, Agimin e lirisë e nderoi edhe z. Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit, i cili, pa hezituar, tha se, “Sot Gjilani është krenar, dhe krenaria e kësaj kohe e ka emrin e Agimit, i cili është sublimim i luftëtarit të Karadakut, luftëtarit të Gjilanit të kësaj pjese të madhe të Kosovës. Lufta për Kosovë e për shqiptari ka qenë mision i Agimit, dëshmorit të kombit. Fatkeqësisht, tha z. Haziri, – gjysma e rrugës është realizuar.
Ai tha edhe këtë se, “Krismat e luftës dhe liria e kërkuar për të gjithë, duhet m tepër punë dhe, njëkohësisht, kjo edhe të realizohet. Amaneti i tij është që të gjithë shqiptarët, kudo që janë, të jetojnë të lirë e të bashkuar”.
Ai, duke folur për sakrificën e dëshmorëve, tha se, në Kosovën e lirë duhet të punojmë shumë, që vërtet dëshmorët të pushojnë të qetë. “Sepse, sakrifica e madhe dhe gjaku i derdhur, thyerja e kufirit, mbeten simbolikat më të mëdha që Agimi dhe bashkëluftëtarët e tij të Brigadës 138 dhe të gjithë luftëtarët e luftës çlirimtare, e kanë vulos njëherë e përgjithmonë këtë ditë të bardhë në Kosovë dhe në Gjilan”, ka shtuar z. Haziri.
Në këtë homazh, ngjau edhe një befasi e këndshme. Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Agimit, erdhi me një fëmijë në karroc, i cili ishte pesë muajsh. E ai ishte nipi i Agim Ramadanit. U afria ky fëmijë dhe bëri homazh para gjyshit të tij, Agimit. E kishin pagëzuar Agim. Të gjithë i uruan jetë të gjatë Agimit të vogël, i cili, po e ringjallë Agimin e lirisë. Ai sikur belbëzoi ëmbël: “Po ju shoh krenarë. Por, mos harroni, se unë jam ringjallja e gjyshin tim, Agimit, djaloshit më të mirë të Karadakut”.
E, i pari i komunës, Haziri, kur e pa Agimin e vogël që bëri homazh, u afrua e tha: “Kjo është ajo (liria) e pritur, që Agimi ynë e juaji ka luftuar. Për gjeneratat e reja, për gjeneratat e ardhshme, Agimi i vogël do të jetë shikuesi i asaj vlere, i asaj embleme të madhe të luftës për liri. Dhe, familja e tij, e Agim Ramadanit, e mban me krenari këtë emër për ta ringjall luftëtarin e Kosharës legjendare të vitit 1999. Por, gjithë kjo zonë e Kosovës dhe e shqiptarisë do të jetë histori e shënuar me shkronja të arta”, tha, Haziri.
I pyetur se çka po bëjnë institucionet tona më tepër, ai shtoi: “Natyrisht, se po mundohen të bëjnë më tepër për popullin. Fatkeqësisht, qe 15 vjet pas luftës, një lloj “ndarje” na ka përcjellë, pra përjashtimi i kategorive të luftëtarëve nga ligji dhe mbrojtja, të drejtat që i kanë ata. Nuk është shenjë i mirë në këtë 15-vjetor, por, me besim të madh mbetem se kjo gjendje to të përballohet. Sepse, kjo gjendje apo situatë, jam i bindur se në përvjetorët e ardhshëm do të jetë përvjetor shumë më i madh dhe ma gjithëpërfshirës. Agimi e bashkëluftëtarët e tij, luftën e kanë bërë për të gjithë ne dhe pa asnjë dallim në mes vete, tha në fund, Lufti Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit./tefik Selimi/rajonipress/