Fundamenti

Po më sulmojnë, por s’tërhiqem

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

U akuzua se ka doktoraturë joshkencore, madje kjo erdhi nga njerëz të partisë së tij ndaj kreut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ramë Buja. Kjo s’e ka shqetësuar Bujën. Ai është deklaruar i gatshëm të përgjigjet në çfarëdo forme që i kërkohet për të dëshmuar punën shkencore dhe legjitimitetin e tezës së doktoratës dhe masterit, duke ia kthyer si përgjigje bashkëpartiakut të tij Berat Buzhala, që i bëri akuzën se nuk ia ka qëlluar, e akuzën e ka të pabazuar.

Bujës i është kërkuar formimi i një komisionin hetimor për doktoraturat plagjiat në Kosovë, e ai i ka quajtur si të vonuara, pasi sipas tij, doktoratat do të futen në një program digjital, aty ku është kopjuar apo vjedhur do të nënvizohet. Kjo, sipas tij, do të zhdukë jocilësinë e profesorëve.

Në një intervistë për “Zërin”, Buja iu është kundërpërgjigjur dhe akuzave se po e ndërron historinë, po tradhton “shqiptarinë”, në favor të asaj turke. E, Buja shprehet i kënaqur me punën që ka bërë prej se ka ardhur në krye të MASHTit, ndonëse nuk është plotësisht i kënaqur me të arriturat pasi konsideron se ky sektor ka para vetes shumë s?da.

Mobi Casa

Ndërsa, nuk e ka ndërmend të largohet nga PDK se po e sulmojnë brenda saj, e as të shkojë me Jakup Krasniqin, pranon se PDK ka probleme, por jo sa për ta dëmtuar. Moton që përmend është se “arsimi s’ka parti, arsimin e dëshirojnë të gjithë varësisht se cilës parti i takojnë”.

Zëri: Ditët e fundit ka pasur akuza ndaj jush, konkretisht deputeti Berat Buzhala për doktoraturën tuaj, tezën e së cilës e keni mbështetur, sipas tij, në Rambuje dhe keni evokuar më shumë kujtime nga ajo periudhë sesa që keni bërë diçka profesionale-shkencore?

Buja: Nuk e kam ndërmend t’i përgjigjem atij që ka bërë këto gjëra. Por, për opinionin qytetar është e vlefshme që gjërat.