United Hospital

Po këndon gjeli tra me tra (Parodi)

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Po këndon gjeli tra me tra –
I lumi unë , që kam shumë gra !
Kam shumë gra me kaçulore –
Gjithmonë n’ “Zgjedhje” , korri fitore !

Po këndon gjeli pa ia nda –
Po u thotë pulave :”Çohuni ma !”
Po këndon gjeli : ge – ka – ge – ka –
Çohuni ma , se u bë dreka !

Po ua mbanë pulave një mbledhje –
Çohuni pula , me dalë në “Zgjedhje”!
Me dalë n’ “Zgjedhje” , me mi qitë votat ,
Po s’ mi qitët – ua ha kokrrat !

Me dalë n’ “Zgjedhje” me bagazh ,
Dua t’ fitoj pa balotazh !
Me ba kush me mi vjedhë votat –
Do t’ ua shkuli kaçurotat !

Po këndon gjeli : ki-ki-ri-ka –
Ju s’e dini çka është karrika ?
Po këndon gjeli : ku-ku-rru- ku –
Ju s’e dini çka është kolltuku !

ARKATANA

Po këndon gjeli te kaçaku –
Ju s’e dini çka është meraku ?
Po këndon gjeli te korita –
Ju s’e dini çka është pozita !

Po këndon gjeli te shporeti –
Ju s’e dini çka është pushteti !
Ky virus me t’ shti hilet –
S’ ka shërim për njëqind vjet !

Po këndon gjeli nën hambarë –
A po m’ zgjidhni për Kryetarë ?
N’ dashi ju me hëngër grurë ,
Mos me mbet vejusha kurrë !

Po këndon gjeli nën hajat –
A po m’ zgjidhni edhe një mandat ?
Një mandat katërvjeçarë ,
Se s’ju la kund vend për farë !

Demir Krasniqi, Gjilan, më 24.11.2013.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.