RCCOLA

Po degradohet kultura,rinia po mashtrohet

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nexhat Hajrullahu nga LDK ka thënë se kryetari i komunës duke ndërhyrë ka degraduar çdo gjë, duke e shkatërruar në masë të madhe sferën e kulturës në përgjithësi, dhe duke degraduar edhe pozitën e të rinjve në këtë Komunë.

Sektori për kulturë në kuadër të LDK-së në një takim me gazetarët këtë të shtune ka akuzuar kryetarin e Komunës dhe drejtorin e kulturës për shkatërrim dhe degradim të kulturës dhe rinisë.

Nexhat Hajrullahu udhëheqës i këtij sektori ka thënë se kryetari i komunës duke ndërhyrë ka degraduar çdo gjë, duke e shkatërruar në masë të madhe sferën e kulturës në përgjithësi,dhe duke degraduar edhe pozitën e të rinjve në këtë Komunë.

Duke paraqitur shqetësimin e tij rreth kulturës,Hajrullahu tha se si në çdo sferë tjetër të jetës që Kryetari i Komunës ka ndërhyrë,duke e bërë më të vështirë jetën për qytetarët dhe duke degraduar çdo gjë, edhe në këto dy sfera ka shkatërruar në masë të madhe sferën e kulturës në përgjithësi, dhe ka degraduar edhe pozitën e të rinjve në këtë Komunë.

Sipas tij në sferën e Kulturës dhe të Rinisë, ka munguar një qasje serioze dhe mungesë e përkrahjes nga ana e Qeverisë Komunale, sidomos kur është fjala tek ndarja e buxhetit për këtë Drejtori.”Anashkalimi i qëllimshëm i Drejtorit të Kulturës si autoritet dhe kalimi i shumicës së projekteve përmes zyrës së Kryetarit e zbeh shumë qasjen profesionale dhe rolin e Drejtorisë,dhe këtu shihet mirëfilli se a`i mbetet vetëm një rrogëtar i thjeshtë sepse vendimet për çfarëdo projekti merren diku tjetër”ka thënë ai.

Hajrullahu tha se duke e parë nga afër këtë pozitë shumë të palakmueshme dhe të mjerë të këtij drejtori do të ishte shumë më e udhës të dorëhiqej se sa të qëndroj si një kukull, përndryshe nëse nuk ndryshon kjo qasje, kjo drejtori nuk ka nevojë të ekzistojë fare, sepse të gjitha punët do të kryhen nga zyra e Kryetarit të Komunës.

UBT

Hajrullahu i LDK-së ka dhënë edhe alternativa dhe rekomandime për gjendjen në kulturë. “Me qëllim të kthimit të Statusit Profesionist të Teatrit të qytetit,duhet të rishikohet Memorandumi i nënshkruar me Ministrinë e Kulturës, dhe të analizohen efektet e tij, ku për pasojë kemi edhe mungesën e fondeve të mjaftueshme,jo vetëm për projektet teatrore ,por për pagat e rregullta të punëtorëve të Teatrit, të cilët ka kohë që nuk i kanë marrë”ka thënë ai.

Derisa këtë vit shuma për Flakën ishte afër 52000 euro, që krahasuar me buxhetin vjetor të DKRS-së është një shumë mjaft e madhe dhe paraqet një ngarkesë të papërballueshme për Drejtorinë, kërkojmë që ‘Flaka e Janarit’ të përcaktohet si një institucion i veçantë artistik dhe t’i ndahet buxhet i veçantë nga Drejtoria. Me këtë rast do të kursehej buxheti i Drejtorisë për aktivitete të tjera të parapara sipas kalendarit vjetor mendon Hajrullahu.

Një shqetësim tjetër qytetar sipas tij është edhe lënia në mëshirë e fatit të qendrave kulturore nëpër lokalitete,siç është Shtëpia e Kulturës ‘Idriz Seferi’ në Zhegër, e cila është pjesërisht e djegur para disa viteve dhe e lënë shkret e pa përkujdesje, pastaj Shtëpia e Kulturës në Bresalc, gjithashtu e djegur.

Duke folur për pozitën e të rinjve Hajrullahu tha se me qëllim të ofrimit të ambienteve më të mira për të rinjtë tanë do të duhej të aktivizoheshin të gjitha vatrat e kulturës në të gjitha vendbanimet e mëdha si qendra mini-rajonale: Pogragjë, Malishevë, Përlepnicë, Llashticë, Cernicë, Dobërqan dhe Bresalc, po ashtu edhe nëpër lagjet kryesore të qytetit dhe ndërtimi i këtyre qendrave do të ishte një investim shumë i domosdoshëm në parandalimin dukurive devijante, ndërtimin psiko – fizik dhe shkarkimin e energjive negative të akumuluara tek të rinjtë.

“Me qëllim të parandalimit të shumë dukurive negative si : rrugaçërisë, drogës, dhunës, plaçkitjes etj., kërkojmë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sporte si dhe nga Kryetari i Komunës që të ndërrojnë qasjen negative dhe këtë formë të neglizhencës ndaj kësaj kategorie shumë të ndjeshme të shoqërisë .Kryetari i Komunës dhe Qeveria Komunale vazhdojnë ta mashtrojnë rininë, për gjoja përkujdesje, ndërsa nuk investojnë asnjë cent për të”ka nënvizuar Hajrullahu./rajonipress/