RCCOLA

Po bëhet riasfaltimi dhe zgjerimi i rrugës alternative të Smirës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Në fshatin Smirë të Vitisë, ka filluar sot riasfaltimi dhe zgjerimi i rrugës alternative të këtij fshati që e lidhë atë me disa lokalitete.

Kjo rrugë alternative lidhë Smirën me qytetin e Vitisë, pjesa në drejtim të varrezave të dëshmorëve, fshatin Kabash, Drobesh dhe Goshicë.

Kryetari Haliti, ka thënë se projekte të tilla të rëndësishme për lokalitetet e komunës së Vitisë, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në të gjitha vendbanimet e kësaj komune.

UBT

Ai, poashtu bëri me dije se gradualisht, po përmbyllen projektet në asfaltimin e rrugëve rurale.

Ndërsa kryetari i fshatit Smirë, Tajar Hyseni dhe banorët, janë shprehur falënderues dhe të kënaqur me projektet e investuara në fshatin e tyre nga ana e komunës, në veçanti për këtë rrugë alternative pasi që lidhë fshatin Smirë me disa lokalitete./rajonipress/