ARKATANA

Po afrohet meqi historik për Arnold Gjergjajn

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Të shtunën, më 4 tetor, sërish do të ngjitet në ring “Cobra”. Arnold Gjergjaj kryqëzon dorëzat me boshnjakun Adnan Redzovic në Bazel për titullin e kampionit evropian.

Të dy boksierët janë ende të pamposhtur. Për Arnoldin meqi i 4 tetorit është një shans i artë, për të cilën ai ka punuar intensivisht një kohë të gjatë.

Gjergjaj do të jetë i pari boksier me licencë zvicerane në historinë njëqindvjeçare të boksit zviceran që do të garojë për një titull kampioni evropian.

Boksieri shqiptaro-zviceran nga Pratteln-i i kantonit Baselland, Arnold Gjergjaj, “Cobra”, do të shkruajë historinë e boksit zviceran.

E veçanta dhe historikja në këtë eveniment qëndron në faktin se Gjergjaj do të jetë i pari boksier me licencë zvicerane në historinë njëqindvjeçare të boksit zviceran që do të garojë për një titull kampioni evropian.

Për Arnold Gjergjajn 4 tetori do të jetë shansi i artë për të materializuar përpjekjet disavjeçare të tij.

Si “Cobra”, ashtu dhe Redzovic deri më tash janë treguar të pamposhtur, gjegjësisht i kanë fituar të gjitha meqet.

Në ranglistën aktuale boksieri shqiptaro-zviceran, Arnold Gjergjaj (29), figuron me numër 5, ndërsa kundërshtari i tij boshnjak, Adnan Redzovic (37), është me numër 8.

UBT

Rexhovic (1.88 m / afro 105 kg) është një boksier profesionist, i cili në 15 luftëra ka qenë i pamposhtur, katër nga të cilat i ka fituar pa përfunduar meçi. Redzovic, i cili ishte gjithashtu i suksesshëm si një Kickboxer, që nga viti 2004 është një boksier profesionist.

Ai ka një kontratë me “Felix Sturm Promotion”. Katër vjetët e fundit boshnjaku është ngjitur 13 herë në ring.

Për Gjergjajn (1.97 m / rreth 107 kg) meqi i 4 tetorit është rast i tretë i rëndësishëm i këtij viti. Pasi boksieri me rrënjë kosovare tashmë ka marrë Çmimin për Sport dhe Kulturë nga Komuna e Pratteln dhe është martuar.

Gjergjaj për albinfo.ch bëri me dije se është duke punuar intensivisht për ndeshjen e radhës. Ai është shumë i motivuar për të fituar këtë ndeshje. Prandaj si kurrë më parë boksierit shqiptar të peshave të rënda i duhet përkrahja juaj në Bazel.

Kapacitetet e sallës St.Jakobshalle të Bazelit nuk janë të kufizuara, ejani ta shikoni „Kobren“.

Në St Jakobs Halle në Bazel ky aktivitet organizohet nga Boxclub Basel!
Biletat në: www.ticketcorner.ch!

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.