Hidromorava

Platini ‘zbutet’ për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Fadil Vokrri vazhdon të jetë ‘online’ në vazhdën e përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka qëndruar gjatë ditës së mërkurë në Tiranë, ku është takuar kokë më kokë me kreun e UEFA-s, Michel Platini. Vokrri e ka shfrytëzuar më së miri ‘blic’ vizitën që ia ka bërë i pari i UEFA-s kryetarit të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Dukës dhe kryeministrit të këtij vendi, Edi Ramës. Interesant ka qenë fakti që Vokrri nuk ka qenë i ftuar në takim sipas protokollit.

Uji Dea

Sidoqoftë, në takimin i cili u mbajt me dyer të mbyllura për mediat, Vokrri e ka informuar Platinin për zhvillimet e fundit në futbollin kosovar dhe pranimin e FFK-së me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. Duke konfirmuar takimin ndërmjet Vokrrit dhe Platinis, burime të gazetës Arena pranë FFK-së zbulojnë më shumë rreth bisedimeve, ku bëhet e ditur se Platini ka ndryshuar rrënjësisht qëndrimin karshi Kosovës.

“Vokrri është takuar me Platinin sot në Tiranë. Takimi ka qenë shumë pozitiv e madje vlen të theksohet se qëndrimi i Platinis karshi Kosovës ka qenë shumë më pozitiv dhe dhe më i favorshëm se sa në takimet e kaluara. Është vërejtur qartë se e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin dhe përshtypjet karshi Kosovës”, tregoi burimi për gazetën. Duhet të theksohet se kjo qasje e Platinis karshi Kosovës është befasuese, pasi që kreu i UEFA-s më parë nuk ka pasur qëndrim pozitiv ndaj FFK-së dhe futbollit kosovar…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.