Uji Dea

Platini kundërshton vendimin e FIFA-s për Kosovën

/ 2 minuta lexim

Presidenti i Federatës së Futbollit Evropian (UEFA) Mishel Platini kundërshton vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për të lejuar Kosovën të luajë ndeshje miqësore.

“Kjo është një çështje thjesht politike dhe se vendimi është në kundërshtim me statutin e UEFA-s”, tha Platini, transmeton B92.

Blatter do të jetë të mërkurën në një takim me Platinin dhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë (FFS) për të diskutuar qëndrimin e tyre. “Detyra jonë nuk është që ndalojmë për të luajtur futboll, por kësaj loje t’ia hapim të gjitha dyert. Këtu bëhet fjalë për solidaritet dhe duhet ti lëmë të luajnë futboll”, ka thënë dje Blatter.

Fidanishtja

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s të martën ka lejuar përfaqësuesen e Kosovës të luaj ndeshje miqësore, edhe pse të gjithë tetë anëtarët e UEFA-s ishin kundër.

FSS ka protestuar ashpër ndaj vendimit të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, që përfaqësuesja e Kosovës të lejohet të luajë ndeshje miqësore.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokri në emisionin “Interaktiv” të televizionit Kohavison ka thënë se vendimi i FIFA-s është përfundimtar dhe se ai nuk mund të ndryshohet.