Mobi Casa

Platini: Kosova dallon nga Gjibraltari

/ 2 minuta lexim

Federata e Futbollit e Gjibraltarit është anëtarja më e re e shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, UEFA. Një gjë të tillë, Gjibraltarit ia mundësoi Kongresi i përvitshëm i UEFA-s, i cili për vitin 2013 u mbajt të premten. Gjibraltari u inkuadrua në UEFA me të drejta të plota, pasi këtij vendi vitin e kaluar iu kishte mundësuar inkuadrimi me të drejta të kufizuara.

Të kujtojmë se ky vend, sikurse Kosova, vuajti nga presionet e fuqive të mëdha evropiane si Spanja e Rusia, për të mos u inkuadruar në botën e futbollit. Megjithatë, kjo provincë britanike në vitin 2011 e fitoi lëndën e saj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv dhe me një gjë të tillë ia siguroi vetës një vend në UEFA.

Fidanishtja

Një gjë të tillë nuk mund ta ketë edhe Kosova. Pas Kongresit, presidenti i UEFA-s, Michel Platini, në një bisedë me gazetarët e pranishëm theksoi se shteti më i ri në Evropë si dhe Katalonia, nuk mund të gëzojnë të drejtën e Gjibraltarit për t’u anëtarësuar në UEFA. “Rregulla e vitit 2011 ka bërë që çështjet e Kosovës dhe Katalonisë të mos adresohen në UEFA”, deklaroi Platini, duke shtuar se ishte vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv ai që ia mundësoi Gjibraltarit inkuadrimin në UEFA.

Të kujtojmë se kjo provincë e vogël në Gadishullin Iberik, kishte aplikuar për t’u anëtarësuar në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian në vitin 1999, ndërsa UEFA ndryshoi rregullat e anëtarësimit në vitin 2001. Data e kërkesës së parë të Gjibraltarit bëri që ata ta fitojnë gjyqin dhe njëherësh ta sigurojnë anëtarësimin.(Tribuna)