RCCOLA

Plantazhe të reja të mjedrave në Novobërdë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Është nënshkruar marrëveshje e re në mese të komunës së Novobërdës dhe HELVET-as Swis Intercoorporation HIS, për furnizim me fidane të Malinës.

Në kabinetin e kryetarit z.Svetislav Ivanovicit, është nënshkruar edhe një marrëveshje e radhës mbi furnizimin me 18.800 fidane për bujq të rinjë nga territori i komunës së Novobërdës.

Fidanet do t`ju ndahen fermerëve gjatë ditës së nesërme siç është cekur në kontratë me furnizuesin.

UBT

Përpos fidaneve që do t`i marrin të Rinjtë e komunës së Novobërdës, ata kanë pasur edhe një trajnim mbi mbjelljen e që është dashur ta kalojnë në kuadër të këtij projekti.

Edhe në vitin e ardhshëm komuna e Novobërdës, do të vazhdojë që t`i stimuloj të rinjtë për tu marr me bujqësi dhe me kultivimin e malinave, në mënyrë që të zvogëlohet përqindja e të papunësuarve në mesin e të rinjëve, ka cekur Ivanovici./rajonipress/