Fundamenti

Planifikimi rregullativ e ka fuqinë e ligjit, shoqëria e Gjilanit duhet të reagojë

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ish kreu i Gjilanit Qemajl Mustafa ka dhënë sqarime të nevojshme ligjore dhe profesionale rreth projektit për zgjerimin e rrugës qendrore me tri korse në profil me katër korse.

Lexojeni të plotë deklaratën e Qemajl Mustafës.

Të nderuar qytetarë të Gjilanit,
Nuk kam njohuri për projektin që po përflitet këtyre ditëve kuluareve të Gjilanit. Fjala është për projektin e zgjerimit të rrugës qendrore nga gjendja ekzistuese me tri korse në profil me katër korse (nëse kjo është e saktë?!).
Sidoqoftë, po i sjell disa aspekte LIGJORE e parimore të cilat e pengojnë çfarëdo ndërhyrje në këtë pjesë të qytetit:

1) Për rrugën në fjalë ekziston profili në kuadër të planeve rregulluese të quajtur “QENDRA” dhe “BREGU I DJEGUR” tashmë të miratuara para disa vitesh në KK. Për këtë, shpjegimin profesional e jep urbanizmi. Urbanizmi edhe e mban përgjegjësinë për çfarëdo devijimi nga këto përcaktime. Vijat nga këto plane nuk mund të atakohen pa procedurë, pa diskutim publik dhe pa miratim nga KK sepse fuqia e planeve rregulluese është sa edhe fuqia e çfarëdo ligji qe e rregullon qeverisjen ne nivelin lokal. Janë akte nenligjore që dalin nga Ligji për planifikimin hapësinor të Kosovës.

2) Komuna e ka miratuar para afërsisht gjashte vitesh projektin “Plani i mobilitetit” për qytetin e Gjilanit me periferinë e tij. Ky plan poashtu e kufizon ndërhyrjen në arteriet qendrore rrugore. Ose duhet të ndryshohet si i tillë çfarë është.

3) Në fizikë është i njohur konstatimi qe “fyti i ngushte” e determinon rrjedhën (qarkullimin) nëpër tërësinë e rrjetit komunikues e që donë të thotë se çfarëdo zgjerimi që të ndodhë është pa efekt përderisa rrugët M. Olbrajt, A. Jashari, A. Tahiri dhe Mulla Idris Gjilani të mbesin me dy korse sepse këto rrugë e determinojnë shpejtësinë e rrjedhës së trafikut brenda qytetit. Pra, investimi në zgjerim të pjesshëm bëhet pa efekt dhe si i tillë bëhet i gabuar.

4) Çfarëdo ngushtimi i trotuareve dhe i parkut të qytetit do të ishte ngulfatje për qendrën e qytetit dhe qytetarët e tij. Fundja, as që do të duhej dikujt me i ra në mend me e bë një ndërhyrje të tille sepse qofte edhe një cm gjelbërim Gjilani e ka aq të nevojshëm, në mungesë të një hapësire më të madhe rekreative, sportive e gjelbëruese.

United Hospital

Pra, ndërhyrja në arteriet komunikuese të qendrës (dhe kudo tjetër) nuk mund të bëhet pa rishqyrtimin e vijave ekzistuese të votuara në KK sepse, në të kundërtën bëhet shkelje e vendimeve të kuvendit.

Tani po e them atë se çfarë unë mendoj;
Personalisht nuk jam pajtua që as hyrjet e qytetit të jenë me 4 korse sepse në të dy anët e këtyre hyrjeve kemi aktivitete afariste ose banim fare në afërsi të rrugëve ekzistuese. Kjo do të thotë se zgjerimi u ofrohet këtyre bizneseve ose familjeve duke ua cenuar mundësinë që të kenë para tyre pak gjelbërim, parkim dhe trotuare normale.

Korseja e katërt e mbyt ketë mundësi, e shton koston e investimit dhe nuk krijon efekt në optimalizim sepse tri korse janë të mjaftueshme (megjithatë profesionistet këtu e thonë fjalën e fundit, me kushtin që ata të mos bien pre e nevojave dhe dëshirave të çastit të politikajve).
Ajo që më së shumti e mundon sot politikberjen dhe vendimmarrjen në Kosovë është mungesa e dinjitetit dhe etikës profesionale. Profesionistet (jo të gjithë), për fat të keq, me lehtësi u nënshtrohen presioneve të politikajve dhe grupeve të interesit dhe pastaj projektimi bëhet abuziv dhe i shëmtuar për shumë vite e decenie të ardhshme.

Kjo praktikë duhet të ndalet sa më shpejtë që është e mundur sepse pasojat negative për shoqërinë e Kosovës do të jenë afatgjata.

E ka për detyre opozita dhe shoqëria civile që të reagojnë menjëherë dhe të ulen me kompetentet në ekzekutiv e në KK dhe ta nisin diskutimin për atë se çfarë është konteksti për të cilin po flitet dhe të sqarohen gjërat deri në fund me mjete ligjore e demokratike.

Përndryshe, heshtja na bën bashkëpërgjegjës të gjithëve për pasojat.
Shëmtia qe ka ndodhur deri sot nëpër qytetet tona me planet rregulluese të hartuara qoftë nga diletantët, qoftë nga abuzuesit e “ditur” do të duhej me qenë shembulli më i spikatur për të keq.

Prishtina e ka zymtuar të ardhmen e vet për së paku një shekull.
Dilni e shihni se çfarë i kanë bërë sharlatanet e politikës e të projektimit lagjeve Kalabria, Arbëria, Matit, Muhaxhereve e Dodona. Atje sot ka vetëm beton, ka hije, ka zymti po nuk ka dritë, s`ka parkingje, s`ka gjelbërim, s`ka trotuare e shtigje për me lëvizë lirshëm këmbësori, s`ka edhe një kënd të vetëm për sport e rekrem ose për lodra fëmijësh. Shëmti e vërtete.
Sindromi i njëjtë po përcillet edhe në komunat tjera si rasti i Gjilanit me zonën e ish fabrikës së bukës. Gjilanas, ndaleni këtë trend rrënues.
Tash është koha. Bëjeni ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.