Uji Dea

Plani zhvillimor komunal në përputhje me interesat e qytetarëve

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan- Plani Zhvillimor Komunal për Komunën e Novobërdës, është dokumenti më i rëndësishëm i komunës që përcakton kahet e zhvillimit të saj në 10 deri 15 vitet e ardhshme, andaj pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e këtij dokumenti ka një rëndësi të veçantë që Plani Zhvillimor Komunal të jetë në përputhje me interesat e tyre ka thënë Bajrush Ymeri.

Komuna e Novobërdës, dhe projekti Zvicër – Kosovë për qeverisje lokale dhe decentralizim – LOGOS, organizuan debatin e fundit me qytetarë me temë: Hartimi i Planit Zhvillimor Komunal

Në këtë debat morën pjesë Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, Koordinatori i projektit LOGOS, Norbert Pijls, Përfaqësuesja nga Ministria e Planifikimit Hapësinor Suzana Goranci, përfaqësues nga Projekti LOGOS, Mentor Rexhepi, Konsulenti i jashtëm Ismajl Baftiari, Koordinatori i Grupeve Punuese , Skender Avdyli, Përfaqësues nga Policia e Kosovës , Feriz Bunjaku, anëtarë të grupeve punuese, përfaqësues të partive politike, organizatave dhe shoqatave jo qeveritare, profesorë dhe arsimtarë, afaristë,fermerë, sportistë, përfaqësuese të shoqatave të grave si dhe qytetarë të tjerë.

Kryetari i komunës Bajrush Ymeri tha se ky proces ka filluar para tre viteve dhe jemi munduar të punojmë në mënyrë intensive për të hartuar planet zhvillimore komunale. “Falënderoj projektin LOGOS dhe qeverinë Zvicerane që na kanë mbështetë financiarisht për të hartuar këto plane zhvillimore, por njëkohësisht falënderoi dhe Ministrin të cilët vazhdimisht kanë qenë afër nesh. Qytetar të nderuar fjala në debate çdo herë ka qenë e juaja dhe është ende e juaja, sepse këto plane që po bëjmë janë për komunën tonë dhe ende nuk janë aprovuar në kuvend dhe nuk kanë marrë fazën finale dhe ka kohë për ndryshime, plotësime etj, prandaj edhe ky debat i sotshëm ua jep mundësinë juve që të jepni ende ide, komente dhe sugjerime”.

Uji Dea

“Plani Zhvillimor Komunal për Komunën e Novobërdës, është dokumenti më i rëndësishëm i komunës që përcakton kahet e zhvillimit të saj në 10 deri 15 vitet e ardhshme, andaj pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e këtij dokumenti ka një rëndësi të veçantë që Plani Zhvillimor Komunal të jetë në përputhje me interesat e tyre. Dhe pikërisht për këtë,pjesëmarrja dhe kontributi i juaj në debat është me një domethënie të veçantë për të ardhmen e komunës” u shpreh Ymeri.

Koordinatori i projektit LOGOS, Norbert Pijls theksoi se në tre vitet e fundit kemi punuar së bashku për Planin Zhvillimor Komunal dhe ka qenë proces mjaft elaburues në bashkëpunim me qytetarët, ne kemi pasur takime të rregullta ku e kemi prezantuar punën që është bërë në hapa të ndryshëm, dhe u shpreh i kënaqur rreth punës e cila është bërë deri tani në planin zhvillimor komunal në komunën e Novobërdës.

Përfaqësuesja nga Ministria e Planifikimit Hapësinor Suzana Goranci theksoi se ne kemi përcjellur gjithë procesin e planifikimit të planit zhvillimor komunal, dhe jemi munduar se si e parasheh dhe ligji për planifikim hapësinor që të ju ofrojmë asistencë dhe këshilla profesionale gjatë hartimit të këtyre planeve, që është shumë më rëndësi për zhvillimin e komunës, si në aspektin socialo ekonomik ashtu dhe mjedisor.

Ndërsa Koordinatori i Grupeve Punuese Skender Avdyli theksoi se tani më jemi në përfundim për realizimin e këtyre planeve. Në këtë takim qytetarët sërish patën rastin që të punojnë në grupet punuese, të shprehim mendimin dhe idetë e tyre, me qëllim që të bëhet një plan i kompletuar për komunën e Novobërdës./rajonipress/