KKVITI

Plani zhvillimor komunal do të jetë në përputhje me interesat e qytetarëve

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Këto plane përcaktojnë të ardhmen e zhvillimet ekonomik, infrastrukturës, shfrytëzimit të tokës dhe mjedisit si dhe qeshtjeve të tjera demografike dhe sociale të komunës së Novobërdës tha Bajrush Ymeri.

Në Komunën e Novobërdës është mbajtur të martën debati me qytetarë për draft planin zhvillimor komunal.

Në këtë debat morën pjesë Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, kryesuesja dhe anëtarët e Kuvendit Komunal, përfaqësues nga Ministria e Planifikimit Hapësinor , LOGOS-it, Zviceran, përfaqësuesit e grupeve punuese, OSBE-së, KFOR-it, OJQ-ve lokale si dhe një numër i qytetarëve nga fshatra të ndryshme të Komunës së Novobërdës.

Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri tha se është kënaqësi e veçantë për mua që sot para jush po bëjmë prezantimin e draft planit zhvillimor për komunën e Novobërdës.

“Këto plane përcaktojnë të ardhmen e zhvillimet ekonomik, infrastrukturës, shfrytëzimit të tokës dhe mjedisit si dhe qeshtjeve të tjera demografike dhe sociale të komunës së Novobërdës. Plani Zhvillimor Komunal për Komunën e Novobërdës, është dokumenti më i rëndësishëm i komunës që përcakton kahet e zhvillimit të saj në 10 deri 15 vitet e ardhshme, andaj pjesëmarrja e qytetarëve në hartimin e këtij dokumenti ka një rëndësi të veçantë që Plani Zhvillimor Komunal të jetë në përputhje me interesat e tyre” u shpreh
Ymeri.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Kadastrit, Mbrojtje të Mjedisit njëkohësisht dhe Koordinator i Grupeve punuese Skender Avdyli theksoi se sot po bëjmë hapjen zyrtare të shqyrtimit publik të planeve zhvillimore komunale, pas një pune të cilën e kemi bërë me grupet punuese dhe me akter të tjerë që kanë qenë të kyçur në procesin e hartimit të këtij plani.

Uji Dea

Përfaqësuesi nga Projekti Logos, Mentor Rexhepi theksoi se komuna e Novobërdës ka pasur një angazhim mjaft të madh për hartimin e këtyre planeve duke e pasur parasysh që ka qenë një proces i gjatë dhe dinamik, dhe si rezultat i gjithë kësaj pune edhe kemi përfunduar draftin e parë të këtij dokumentit strategjik që i jep një kahe të zhvillimit afatgjatë për komunën e Novobërdës.

Përfaqësuesja nga Ministria e Planifikimit Hapësinor Vjollca Puka theksoi se ne kemi qenë në monitorim të Grupeve Punuese ku kanë punuar mjaft mirë në këtë plan, dhe fal punës së tyre ka ardh deri tek draft Plani zhvillimor Komunal.

Ndërsa Konsulent i jashtëm Ismajl Baftiari prezantoj punën që është bërë për planet zhvillimore dhe për proceset në të cilat ka kaluar ku theksoi se jam ndarë shumë i kënaqur me punën e cila është punuar deri tani.

Ndërkohë, qytetarët e pranishëm kanë bërë pyetje të ndryshme, ku dhe morën përgjigjet nga parafolësit e tyre.

Në fund të debatit kryetari Ymeri ka kërkuar nga qytetarët, OJQ-të dhe gjithë ata të cilët kanë ndonjë ide apo koment rreth draft planit zhvillimor komunal të mos hezitojnë që t`i paraqesin për tu shqyrtuar në këtë plan./rajonipress/