Fundamenti

“Plani i rrezikshëm”, Thaçit dhe Vuçiqit u vjen një ‘grusht’ i fortë

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Analisti politik, Ramiz Bojaj i vlerëson si shumë serioze dhe të domosdoshme të gjitha kundërshtimet që po vijnë nga faktori ndërkombëtar, kryesisht nga SHBA-ja dhe Gjermania për idenë e Hashim Thaçit dhe të Aleksandër Vuqiqit për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, si formë për arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme historike mes dy vendeve.

Bojaj thotë se edhe analisti Daniel Server, por edhe diplomatët tjerë me ndikim që po e kundërshtojnë këtë ide, po japin një grusht serioz këtij plani. Mirëpo, sipas Bojajt, rreziku mbetet i hapur ngase subjektet politike në Kosovë nuk janë sa duhet të unifikuara në këtë kundërshtim të Thaçit.

“Përndryshe idetë për shkëmbim territoresh janë ide primitive, fashiste e luftënxitëse. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq, me projektin e tyre për shkëmbim territoresh, janë projektuesit më saktë të nxitjes së konflikteve të reja ndëretnike në Ballkan, por edhe më gjerë. Ky është presedan i rrezikshëm dhe nxitës për dhunë, ndjekje, spastrime etnike etj. Ky është model i ish diktatorit Sllobodan Millosheviqit, i cili, për ndryshim kufijsh e lëvizje të popullatave, vrau, masakroi, e shkaktoi gjenocid, pothuajse, më të gjithë popujt që kufizohen me Serbinë”, ka deklaruar Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Më tej, ai ka kujtuar s si pikërisht këtë model po e zbaton edhe Asadi i Sirisë, por për këtë po rri në këmbë edhe Rusia për t’iu hedhë në qafë Ukrainës dhe vendeve përreth saj.

Mobi Casa

“Prandaj me të drejtë Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve që ndërlidhen me Ballkanin, Daniel Server, vlerëson se plani unikat Thaçi-Vuçiq, për shkëmbim territoresh është plan i rrezikshëm, i palogjikshëm dhe realisht i parealizueshëm,pavarësisht se presidenti i Kosovës Thaçi dhe ai i Serbisë, Vuqiç me veprimet e tyre prej diktatorëve të rinj, duke luajtur me kufij e harta, nuk mund të realizojnë planin famëkeq për lëvizje territoresh e popullsisë, gjegjësisht veriu i Kosovës t’i falët Serbisë, ndërsa Serbia t’i japë Kosovës disa fshatra nga Kosova Lindore”, ka thënë Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Për fund, analisti Bojaj ka deklaruar se ballafaqimi i fakteve nga diplomacia amerikane dhe gjermane kundër këtij opsioni që paraqet rrezik për stabilitetin e rajonit e më gjerë, do të bëjë që plani për shkëmbimin e kufijve të mbetet i dështuar, sepse edhe ashtu veç është nisur në atë rrugë.

“Ky plan është para dështimit, por për të varrosur përfundimisht këtë iniciativë fashiste, duhet të rrëzohet nga pushteti ‘zbatuesi’ i kësaj ideje serbe e ruse, presidenti Hashim Thaçi. Republika e Kosovës, e as paqja e stabiliteti i Ballkanit nuk mund të shkatërrohet nga disa maniakë me ambicie diktatorësh të rinj”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Ramiz Bojaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.