UBT

Plani i ri serb: Amerikanëve 51 për qind të aksioneve të minierave në Kosovë, Serbisë pjesën tjetër!

/ 3 minuta lexim

Shtetet e Bashkuara së shpejti do të jetë në gjendje të marrin shumicën e aksioneve të të gjitha minierave në Kosovë, për të cilat “serbët kanë tapi”, derisa 49 përqindëshi tjetër do t’i mbetej Serbisë, shkruan ditorja serbe Informer.

Gazeta, që thotë se thirret në burime të afërta me administratën në SHBA, shkruan se kjo çështje është kontraktuar nga ministri i Burimeve Natyrore të Serbisë, Milan Bacevic, gjatë vizitës së javës së kaluar në shtetin amerikan Illinois. Sipas kësaj “marrëveshjeve, Serbia do të ishte bashkëpronare e 49 për qind të aksioneve të minierave në Kosovë”.

Informer shkruan se fjala është për një projekt-marrëveshje, e cila më vonë duhet do të “përkthehej në një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve”.

“Në këtë mënyrë do të anulohen të gjitha privatizimet e diskutueshme që i kanë bërë shqiptarët e Kosovës dhe agjencitë të tyre privatizimit”, shkruan ditorja serbe.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, thotë se kjo është një nga propozimet e mundshme për bashkëpunim.

“Kjo, para së gjithash, ashtu siç di unë, i referohet Trepçës. Nëse ka sukses puna me Illinoisin, kjo do ishte shumë mirë për vendin dhe qytetarët e saj. Prishtinës fillimisht do t’i mohohej posedimi i me pronën e minierës, ndërsa kjo pronë do të kthehej në juridiksionin e Serbisë. Një bashkëpunim i tillë do të kontribuojë në aspektin politik, sepse do të tregojë se Kosova nuk është një shtet i pavarur”, tha Drecun.

RCCOLA

Aleksandar Vulin, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, thotë se “Serbia nuk e njeh privatizimin në Kosovë”.

“Këtë privatizim e ka bërë vetëm një komb. Ajo që në këtë moment mund të them është se shteti zotëron pronat në krahinën jugore. Sido që të bëhet me atë pronë në të ardhmen, garantoj se kjo do të jetë në interesin shtetëror dhe të qytetarëve tanë”, Vulin.

Drejtori paralel i Trepçës, Jovan Dimkic, nuk deshi të flas për këtë temë.

“Ende nuk ka informacione zyrtar nga Ministria në lidhje me këtë, për çka nuk do të komentoj përderisa nuk zyrtarizohet kjo në dokumente”, ka thënë Dimkic.

Oliver Ivanovic, ish sekretar shtetëror për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, deklaron se kjo marrëveshje do të ishte joreale, dhe se “e vetmja mënyrë për të parandaluar sekuestrimin e pronave serbe është dalja në gjykatat ndërkombëtare”. /Telegrafi/