Hidromorava

Planet prekin dhe rregullojnë interesin e qytetarëve

/ 3 minuta lexim

Gjilan- Kryetari i Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi tha se këto plane prekin dhe rregullojnë interesin e qytetarëve.

Institucionet Komunale të Vitisë në bashkëpunim me Instituti për Hulumtime Shkencore “INSI” –Prishtinë kanë prezantuar para qytetarëve vitias, Planin Rregullues Urban për Zonën e Qendrore, Jugore dhe Lumit Morava të qytetit të Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi tha se këto plane prekin dhe rregullojnë interesin e qytetarëve. “Pas Planit Zhvillimor Komunal dhe Urban është e rëndësishme, por edhe e detyrueshme që të hartohen planet rregullative pasi me këtë bëhet definimi se çka duhet të ndërtohet dhe si duhet të ndërtohet në bazë të rregullave dhe standardëve dhe kjo bëhet me qëllim që qyteti ynë të merr formën e qyteteve bashkëkohore”u shpreh Arifi.

Sipas tij së shpejti pritet të bëhet edhe hartimi i planeve rregullative për zonat e tjera. Arifi kërkoj nga qytetarët që të japin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre jo vetëm në këtë diskutim publik, por edhe gjatë afatit kohor.

Ndërsa Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, Metush Bajrami tha se me këtë debat publik qytetarët kanë mundësi që të marrin pjesë drejtpërdrejtë në hartimin e këtij plani e cila i përcakton kahet e zhvillimit në të ardhmen.
Ai tha se ky plan rregullativ përfshinë një sipërfaqe të përgjithshme prej 95 hektarësh ku zona qendrore është 31.7 hektar, zona jugore 56.5 hektar dhe zona e Lumit “Morava” 6.7 hektar.

Uji Dea

Ndërsa, Suzana Goranci nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përgëzoi Komunën e Vitisë si në hartimin e PZHK-PZHU-së që sipas saj ka respektuar procedurat ligjore në hartimin e këtyre dokumenteve të rëndësishme.

Ajo tha se pjesëmarrja e qytetarëve sot në këtë takim është e kënaqshme dhe se është e rëndësishme që qytetarët kanë pasur edhe përkrahjen e kryetarit të Komunës i cili sipas saj e ka kuptuar rëndësinë e këtij plani për një zhvillim të qëndrueshëm.

“Komuna e Vitisë e cila është pajisur edhe me pëlqim nga kjo ministri merret edhe si shembull për komunat e Kosovës në fushën e planifikimit hapësinor” u shpreh Goranci. Ndërsa, Ismajl Baftjari nga Instituti INSI njoftoj qytetarët për punën e këtij instituti në hartimin e këtij plani.

Baftjari ka ftuar qytetarët që të japin mendimin e tyre, pasi kjo sipas tij është shumë e rëndësishme,jo vetëm për këtë institut,por edhe për vetë qytetarët. Pas prezantimit të këtij plani rregullues është mbajtur edhe një diskutim publik ku qytetarët më përsëafërmi kanë paraqitur mendimin e tyre rreth planit rregullues urban për zonën qendrore,jugore dhe lumit “Morava” të qytetit të Vitisë./rajonipress/