Mobi Casa

Plagoset rëndë Shaban Sadriu

/ 2 minuta lexim

Gjilan- Shaban Sadriu i moshës 18 vjeçare është plagosur në pusi të hënën mbrëma rreth orës 10 e 30 dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të hënën rreth orës 10 e 30 minuta në rrethana ende të panjohura është plagosur rëndë i riu Shaban Sadriu nga fshati Sllubicë e Gjilanit. Viktima në momentin kur është shtënë mbi të ndodhej tek vendi i quajtur “varrezat e muhaxhirëve”.

Hasan Sadriu (mixha) tha për rajonipress se nipi i tij me askënd nuk ka pasur probleme. “Jemi të befasuar sepse familja ime njihet si familje e ndershme dhe aq më keq që incidenti ka ndodhur natën. Për momentin nipi Shabani ndodhet në gjendje të rëndë kritike në QKUK dhe asgjë rreth rastit nuk mund të flasim” u shpreh Sadriu.

Uji Dea

Sipas tij në vendin e ngjarjes është parë një veturë me tabela të huaja, por ka qenë e pamundur të saktësohet .

Ismet Hashni zëdhënës i policisë vetëm konfirmoj për rajonipress se ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe se policia po hulumton rreth gjurmëve të mbetura.

Ndryshe fshati Sllubicë ndodhet vetëm tre kilometra afër kufirit me Serbinë./rajonipress/