UBT

Plagoset polici në Dobrosin të Bujanocit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Bujanoc – Në fshatin shqiptar Dobrosin, afër Bujanocit, sot heret në mëngjes nga territori i Kosovës ka ndodhur një sulm, siç e cilësojnë mediat serbe, terrosit në pikëkontrollin e policisë multietnike, në të cilin është plagosur lehtë një polic, i ka thënë Tanjugut zëdhënësi i policisë së Vranjës, Dragan Stamenkoviq.

Sulmi ka ndodhur në orën 4 e 20, në Dobrasin. Polici i plagosur, sipas këtyre medieve, është Branisllav Markoviq nga Bujanoci.

Uji Dea

Siç citohet zëdhënësi i policisë së Vranjës, “ashtu sikurse edhe më 17 maj, një ose më shumë terroristë nga territori i Kosovës, edhe kësaj here kanë kryer një sulm me rafale në objektin e policisë, ku atëherë ndodheshin katër policë”.