Fundamenti

Plagos bashkëvendësin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Malishevë të Gjilanit i mituri S.I. ka plagosur më armë zjarri viktimën B.I. Viktima gjendet për trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë, dhe sipas raportit të mjekut gjendja e tij shëndetësore është në përmirësim.

Policia në Gjilan është njoftuar se në fshatin Malishevë rruga për lagjen e epërme i dyshuari i mitur S. I. (1996) ka plagosur me armë zjarri (EKOL TUNA Cal 8 mm) viktimën B. I. (1993) ku të njëjtit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se në vend të ngjarjes kanë dalë fillimisht njësitet patrulluese e më pastaj krimteknika rajonale e cila ka bërë procedimin e vendit të ngjarjes ku janë gjetur tri gëzhoja të kalibrit 6,35 mm, si dhe arma me të cilën dyshohet të jetë përdorur në incident.

Hidromorava

I dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 24 orë me urdhër të prokurorit publik të Qarkut në Gjilan, e prezent ka qenë edhe punëtori social.

Hashani tha se viktima gjendet për trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë, dhe sipas raportit të mjekut gjendja e tij shëndetësore është në përmirësim. Hetimet rreth rastit janë duke u kryer nga hetimet rajonale këtu në Gjilan./rajonipress/