UBT

Pjesëmarrja e qytetarëve në projektbuxhet rritë vlerën e transparencës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ramush Mehmeti anëtar i KPF-së, tha se vetë fakti se jemi të hapur ndaj kërkesave të qytetarëve dëshmon se ata së bashku me ne janë pjesë e përpilimit të buxhetit komunal.

Edhe Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Novobërdë ka debatuar të premten për buxhetin komunal për vitin 2013.

Në këtë debat kanë marrë pjesë kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shefkije Mehmeti, anëtarët e KFP-së, Drejtori i Financave Ekonomi dhe Zhvillim Gani Mustafa si dhe një numër i qytetarëve.

Shefkije Mehmeti, ka bërë prezantimin e planit të shpenzimeve sipas kategorive ekonomike për vitin 2013, dhe listën e projekteve kapitale. Sipas saj totali i buxhetit për vitin 2013 është 2,409,337.

Mobi Casa

Duke specifikuar ndarjen e buxheti Mehmeti ka thënë se për paga dhe mëditje janë 1,551,561.00 euro, mallra dhe shërbime 192,402.00 euro, shpenzime komunale 43,375.00 euro, subvencione 92,000.00 euro, dhe investime kapitale 529,999.00 euro.

Mehmeti ka kërkuar nga qytetarët që t`i dorëzojnë kërkesat e tyre ku në bazë të kërkesave do të përpilohet një listë e prioriteteve të qytetarëve pjesëmarrës dhe do të merren parasysh të gjitha këto kërkesa për planifikimin e buxhetit komunal 2013-2015.

Ndërsa Ramush Mehmeti anëtar i KPF-së, tha se vetë fakti se jemi të hapur ndaj kërkesave të qytetarëve dëshmon se ata së bashku me ne janë pjesë e përpilimit të buxhetit komunal gjë që rritë vlerën e transparencës në këtë komunë.

Ndryshe kërkesat e qytetarëve në këtë takimin ishin më shumë të fokusuara në rregullimin e rrugëve, ujit dhe subvencioneve në bujqësi./rajonipress/