Uji Dea

Piraj : Mbrojtja e klientëve të jetë cilësore e profesionale

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Shemsedin Piraj është kryetar i Odës regjionale të avokatëve në Gjilan dhe anëtar i bordit të avokatëve të Kosovës. Piraj për rajonipress flet për etikën e avokatëve, për mbrojtjen e klientëve dhe synimet që ka ky institucion për vitin 2013.

Oda Regjionale e Avokatëve të Anamoravës ka mbi 50 avokat të regjistruar dhe asnjëri prej tyre (me përjashtim të një rasti) nuk ka të iniciuar ndonjë procedurë ndaj tyre për shkelje të etikës profesionale. Kështu thotë për rajonipress avokati i njohur gjilanas mr. Shemsedin Piraj, i cili njëkohësisht është edhe anëtar i bordit të avokatëve të Kosovës.

Ndryshe Piraj është ndër avokatët e rrallë që ka marrë pjesë në proceset gjyqësore të nivelit ndërkombëtar duke përfshirë edhe atë në Gjyqin e Hagës.

Piraj tha për rajonipress se është i kënaqur me punën profesionale të avokatëve të Anamoravës, meqë në vitin 2012 nuk ka pasur asnjë procedurë të iniciuar ndaj tyre (me përjashtim të një rasti në procedurë).

Piraj tha se synim i Odës së avokatëve është që të ofrojnë mbrojtje të domosdoshme dhe profesionale në mënyrë që organet gjyqësore, policia dhe prokuroria mos të kenë pengesa në punën e tyre në mungesë të avokatëve.

Piraj tha se mbrojtja e klientëve duhet të jetë një përparësi e radhës dhe synim i të gjithë avokatëve.”Ne synojmë që mbrojtja e klientëve të jetë cilësore, kualitative, profesionale dhe e ndershme. Avokatët rastet duhet t`i marrin me një përkujdesje të madhe”.

Uji Dea

Një shqetësim që e shpreh Piraj ka të bëjë me caktimin e lehtë të masës së paraburgimit. “Ka shumë mundësi tjera përpara se të caktohet paraburgimi. Sidomos në rastet e krimeve të rënda domosdoshmërisht prokuroria dhe policia duhet të bazohen dhe sigurohen edhe në ekspertizat profesionale të ekspertëve. Ekspertizat profesionale lënë pak mundësi për gabime dhe realisht e orientojnë drejtë hetimin dhe kështu nuk dëmtohet as pala e ankuar, por as pala e akuzuar” sqaroj Piraj.

Piraj tha se ka një dukuri shumë prezentë që duhet të shqetësojë të gjithë rrethin gjyqësor e prokurorial. “Veprat penale që lidhen me pronën apo vjedhjet e pasurisë shtëpiake duhet të goditën më forcërisht. Edhe tek këto raste duhet të përdoret dënimi duke përdorur risocializimin, preventivën dhe dënimin represiv. Thjeshtë dënimi duhet të jetë proporcional dhe bazuar sipas shkallës së rrezikshmërisë” tha Piraj.

Piraj tha se prioritet do të ketë mbrojtjen dhe dinjitetin e avokatëve dhe do të angazhohet që në fushën e avokaturës të sjellë reforma, transparencë, bashkëpunim profesional dhe komunikim të nivelit ndërkombëtarë.

Piraj tha se do të bëjë çmos që përmes kurseve, trajnimeve e seminareve të ndryshme të përgatisë kuadro të reja në fushën e avokaturës, derisa mendon të bëjë edhe një lidhje kolegiale dhe transparente edhe me gjykatat, prokurorinë e policinë.

Ai është i bindur se të gjithë kolegët e tij me kohë i paguajnë të gjitha obligimet duke përfshirë taksat komunale dhe tatimore. /rajonipress/