FITORJA

Pira: Sistemi i drejtësisë duhet të reformohet në cilësi, vlera dhe vendimmarrje

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Njëri nga avokatët më të njohur në Kosovë, Shemsedin Pira për rajonipress ka folur për rëndësinë që kanë zgjedhjet në Gjykatat kosovare, duke përfshirë ato komunale, në sistemin prokurorial e gjyqësor dhe me të drejtë jo vetëm ekspertët e kësaj fushe, por edhe e tërë klientela juridike duhet të presin nga ky proces një ndryshim radikal që mbron interesat qytetare, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e dukurive tjera negative që e kanë ngulfatur Kosovën. Këto zgjedhje duhet të jenë garanci se në sistemin gjyqësor janë vendosur njerëz me kredibilitet dhe autoritet të pakontestueshëm në lëmin e tyre thotë Pira.

Shemsedin Pira është njëri nga avokatët e rrallë që ka kaluar nëpër të gjitha filtrat e proceseve juridike, duke qenë edhe vet akter i shumë ndryshimeve dhe me të drejtë vlerësohet si njëri nga avokatët dhe njohësit e rrallë të kësaj fushe.

Duke qenë i kyçur drejtpërdrejtë në sferën e avokatisë dhe duke qenë se është çdo ditë në këtë fushë, avokati Pira thotë se është momenti i fundit që institucionet e drejtësisë të marrin udhën e duhur, duke treguar besim, profesionalizëm dhe vlera. “Sistemi i drejtësisë duhet të reformohet në cilësi, vlera dhe vendimmarrje sepse vetëm në këtë mënyrë arrijmë ta kthejmë besimin e humbur, ta bëjmë qytetarin të sigurt para ligjit dhe të rrënjosim njëherë e përgjithmonë krimin e të gjitha llojeve” tha Pira.

Pira mendon se sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor duhet të refoirmohen në thellësi duke treguar më të mirën e mundshme. “Ky reformim do të jetë i dhimbshëm në kuptimin pozitiv sepse nuk mund të ecim tutje pa e shëruar drejtësinë dhe pa e vendosur në binarë këtë segment të rëndësishëm të shoqërisë. Klientela juridike duhet të presin nga ky proces një ndryshim radikal, që mbron interesat qytetare,në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e dukurive tjera negative, që e kanë ngulfatur Kosovën. Këto zgjedhje duhet të jenë garanci se në sistemin gjyqësor janë vendosur njerëz me kredibilitet dhe autoritet të pakontestueshëm në lëmin e tyre” thotë Pira.

Pira i cili ka marrë pjesë në procese të ndryshme edhe me karakter ndërkombëtar mendon se besueshmëria në sistemin gjyqësor është parakusht kryesor që shteti i Kosovës të ndihet i sigurt se po zbatohet rendi dhe ligji. “Kosova ka kuadro të aftë dhe të dëshmuara dhe ne duhet të ikim nga niveli i formatit të zgjedhjes së tyre në stilin “copy paste”. Nuk na duhet kjo formulë dhe as që kemi nevojë për të. Ta ngjallim jetën juridike në çdo segment dhe ta bëjmë ligjin të zbatueshëm dhe të punojmë me përgjegjësi maksimale, që gjeneratave të reja tu ofrojmë prosperitet dhe frymë pozitive” u shpreh Pira.

UBT

Ndryshe, Pira mendon se edhe në Gjilan pret zgjedhje fer dhe korrekte të drejtuesve të saj, anipse rivaliteti mes kandidatëve nuk është i fortë.“Për mua me rëndësi është reformimi nga koka, nga baza, pra nga lartë sepse aty kemi çalime të shumta” tha Pira.

“Është për çudi se si janë avancuar disa gjyqtar dhe prokuror në disa pozita më të larta dhe cilat ishin kriteret e një avancimi të tillë ku dihet fare mirë se performanca e tyre profesionale nuk ka qenë e tillë që t`i arsyetonin avancimet e bëra. Nuk e shoh të arsyeshme që, të hyj në detale dhe të rrëfej për shumë të meta në sistemin e drejtësisë po një mund të them se sondazhet tregojnë, se besimi i qytetarëve në këto institucione ka humbur” tha Pira./rajonipress/

Nëse doni të dini më shumë për jetën dhe veprimtarinë profesionale të Shemsedin Pira e keni linkun më poshtë dhe shkrimin:”Një jetë në shërbim të profesionit”.

Linku: https://rajonipress.com/nje-jete-ne-sherbim-te-profesionit/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.