Uji Dea

Pira: Kemi punuar në interes të qytetarëve vitias

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në prag të përfundimit të këtij viti, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku i ka njoftuar gazetarët mbi punën një vjeçare të Kuvendit Komunal të Vitisë dhe të komiteteve të saj. Gjatë kësaj konference ai bëri me dije edhe mbi dokumentet të cilat janë aprovuar nga Kuvendi Komunal i Vitisë, duke falënderuar të gjithë këshilltarët e këtij Kuvendi pa dallime për siç tha ai bashkëpunimin e mirë që është në interes të qytetarëve vitias.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira në konferencën për shtyp që është mbajtur sot ndër tjerash bëri me dije se Kuvendi Komunal i Vitisë gjatë këtij viti në 12 seanca të rregullta ka aprovuar 8 rregullore si dhe 35 vendime. “Të gjitha vendimet, rregulloret e miratuara nga ana e kuvendit komunale, nga ana e departamentit Ligjore të MAPL, janë shpall të ligjshme prandaj më lejoni që të falënderoj në rend të parë kryetarin dhe stafin e tij për atë se kanë sjellë propozim vendimet që kanë qen në harmoni me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës. Gjithashtu falënderoj të gjithë asamblistët pa dallim partie politike për përkushtimin dhe kulturën e treguar gjatë debateve dhe miratimeve të këtyre akteve që në një mënyrë kanë avancuar demokracinë lokale” u shpreh Pira.

Mobi Casa

Ai përmendi edhe raportin e Mozaikut të Kosovës i cili ishte publikuar gjatë këtij viti ku bëhet një vlerësim mjaft pozitiv për asamblenë komunale të Vitisë. “Duke pasur parasysh raportin e shumë organizatave të ndryshme e posaçërisht raportin e UNDP, Mozaikut të Kosovës, i publikuar në këtë vit i cili ka mat kënaqeshmerine nga ana e qytetarëve për punën e institucioneve të ndryshme në Kosovë në këtë rast edhe në Kuvendin Komunal të Vitisë, ky raport i kuvendit komunale të Vitisë e radhit ndër vendet e para në Kosovë përkatësisht në komunat e lindjes në vendin e parë me një kënaqshmeri prej 76.9%” tha Pira.

Gjatë kësaj konference për shtyp ai u përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve si dhe në fund falënderoj të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me Kuvendin Komunal të Vitisë, duke filluar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtorët e drejtorive, organizatat jo qeveritarët, mjetet e informimit dhe të gjithë donatorët të cilët kanë bashkëpunuar me këtë Kuvend Komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.