Pira: E patolerueshme që Gjykata e Gjilanit nuk ka kryetar legjitim
Gjilan – Shemsedin Pira është kryetar i Odës së Avokatëve për Anamoravë dhe është i shqetësuar me vonesat që po bëhen rreth zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan. Kjo vonesë dhe kjo shtyrje është e pashpjegueshme dhe e patolerueshme thotë Shemsedin Pira.
Gjykata Themelore ka shtatë muaj që funksionon me ushtrues detyre të postit të kryetarit. Vonesa në zgjedhjen legjitime të kryetarit të Gjykatës po e shqetëson Odën e Avokatëve të Kosovës.
Shemsedin Pira kryetar i Odës së Avokatëve për Anamoravë thotë për rajonipress se është e patolerueshme, e pa shpjegueshme dhe e papranueshme që deri tani Gjykata e Gjilanit të mbetet pa kryetar legjitim dhe të funksionojë vetëm me ushtrues detyre.
Pira tha se Këshilli Gjyqësor i Kosovës pa asnjë arsyeje po e zvarritë zgjedhjen e kreut të Gjykatës.”Me këto vonesa humb qytetari, humb drejtësia, humb besimi në sistemin e drejtësisë edhe ashtu të rrënuar” tha Pira./rajonipress/


