Eko Higjiena

Pilula domate redukton rrezikun nga sulmi në tru dhe zemër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pilula e quajtur Ateronon përmban kimikatin e njohur si likopenë, për të cilën është vërtetuar që zhbllokon arteret dhe paraqet një nga përbërësit më të shëndetshëm të domates.

Hulumtimet e detajuara kanë treguar që ky ilaç natyral ulë tensionin e gjakut dhe përmirëson qarkullimin. Hulumtuesit besojnë që pilula mund të zvogëlojë pasojat e sëmundjeve të zemrës, rrezikun nga sulmi në tru dhe zemër dhe shanset për kancer.

Likopena është modifikuar ashtu që gjaku e absorbon më lehtë, sesa do të ishte rasti gjatë konsumimit të likopenës natyrale nga domatja.

“Mendojmë që këto rezultate janë lajm i mirë dhe potencialisht shumë të rëndësishme, por duhet t’i hulumtojmë ende për të vërtetuar nëse ndikojnë edhe te reduktimi i numrit të sulmeve të zemrës ose trurit”, ka thënë Ian Wilkinskon, drejtori i Universitetit Cambridge.

Mobi Casa

Rezultatet e hulumtimit dymujor kanë treguar që pilula ka ndihmuar punën më të mirë të qelizave të enëve të gjakut.

Qelizat janë bërë të ndjeshme ndaj monoksidin e azotit, gazit, i cili tek njerëzit e shëndetshëm zgjeron enët e gjakut dhe forcon qarkullimin e gjakut gjatë ushtrimeve.

Shkencëtarët kanë shpikur pilulën, që të mund ta përdorin pacientët, të cilët nuk mund të marrin ilaçe të cilat ulin kolesterinën dhe besojnë që ka efekte të mira për shëndetin.

”Likopena e modifikuar me të vërtetë ka efekt në funksionin e entodelit, mund të ketë efekte pozitive në gati secilin proces inflamator dhe artrit e diabet. Ndoshta është shumë herët të thuhet, por ne mendojmë që mund të ngadalësojë edhe zhvillimin e qelizave kancergjene”, ka thënë David Fitzmaurice, profesor i mjekësisë klinike në Universitetin e Birmingham. (koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.