RCCOLA

Piloti kosovar që u trajnua nga “Royal Air Force Air Cadets”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përmes vështiresive deri tek yje. Ky është përshkrimi më i mirë që mund t’i bëhet, Veton Breznicës, i cili u trajnua nga “Royal Air Force Air Cadets”.

“Air Cadets – Kosova” (AC-K) është një iniciativ e që filloi në vitin 2007 nga IACT (International Air Cadet Training).

Përkrahur nga Qeveria e Republikes së Kosovës dhe Ambasada Britaneze në Prishtinë, Veton Breznica mori pjesë dhe u diplomua me 4 Prill si oficeri i parë Kosovar i trajnuar nga “Royal Air Force Air Cadets” (RAF AC) në RAF Akademinë në Cranwell.

Pilot Oficeri Breznica nga Kadetet Ajror të Kosovës ishte piloti i parë me aeroplanë pa motor i Kosovës në vitin 2009 kur edhe u trajnua nga RAF AC. (Foto: Pilot Oficer Veton Breznica nga AC-K pranon Certifikatën gjatë ceremonisë së diplomimit nga Komandantja e RAF AC Dawn McCafferty).

Ambasada Britaneze në Prishtinë është një ndër mbështetesit kyc të iniciativës së Kadetëve Ajror të Kosovës që nga fillimi i projektit. Ambasadori Cliff tha se “ishte i kenaqur nga lajmi se kadeti i parë ajror i Kosoves tani ka perfunduar me sukses trajnimin për Oficer në RAF Cranwell dhe po vazhdon trajnimin për Pilot Instruktor me aeroplane pa motor.”

UBT

Air Cadets – Kosova (AC-K) është një organizatë jo profitabile, e perqendruar në zhvillimin e rinisë së dhënë pas aviacionit në Republikën e Kosovës. Kjo është organizatë që etiken dhe modelin e trajnimit e ka per baze nga Kadetet Ajror të Britanisë së madhe.

Misioni dhe objektivat perfshijnë:

• Promovimin e aviacionit dhe arsimimit për hapesirën ajrore sipas standardeve të EASA-se dhe ICAO-se.

• Të siguroj një program trajnimi që bazohet në modelin Britanez për të mbështetur rininë Kosovare (të moshave 13 – 21 vjeç) duke kontribuar në shoqëri dhe duke i përgatitur për jetëra të suksesshme si të rritur. • Të prodhoj gjeneratën e ardhshme të aviatorëve profesionistë të cilët do të mbështesin zhvillimin e industrisë së aviacionit civil si dhe ekonomine në Republikën e Kosovës./ZERI/