Fundamenti

Pilatët e Nobelit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

një ditë nuk do të më vezullojnë yjtë, vallë ku do të më mbesin sytë.

pesha e kryqit të krimit mbi shpinë të ndonjë Krishti
peshë e shënuar nga të pa shënuarat simbol shenjti shpirti

pilatët e rinj sapo i lanë duart e përgjakura
presin rendin pompoz të shpëlarjes ndërgjegjeje të thata

pas krimit çmimi Nobel për Paqe
në Akademinë e shfaqjes së Paqes

mendësi kristiane e dhunës së falur
fytyrë e lyer me krem paqeje faqe e pa zbardhur

Gjilan, korrik 2013

Pirgu prej fosilesh

lypen një mori rruazash
për të stolisur një togfjalësh
qindra togfjalësha fryjnë
dhe ja
një karrem i parapëlqyer
i kapur dhe shtruar lirë
as natyrë as det as peshk
as njeri
erdhi tjetri përzuri tjetrin
e tjetri tjetrin
zhgënjim i të njëjtit lëng të ngjyer
mbase një tjetër vjen
por nuk më vlen
ai refren ajo ngjyrë

FIDANISHTJA

*
shtatë zanoreve
dhe njëzet e nëntë bashkëtingëlloreve
nuk gëlojnë joshjet ngazëllim( ore )

*
relievit të tridhjetë e gjashtë
bardhësive mijëvjeçarit të tretë
futa dhe mjekërzinj

*
grisha fushat dhe malet
ku u paqësuan karnevalet
dhe u verbuan arkitektët
nuk shihet hapësirës
pirgu prej fosilesh
më i larti pirg me kafka
fshehur nën maska
zbardhuar nga fosfori

*
u fik fosfori stoli përvjetori
pa pirgun e eshtrave
më i lartë se i larti
e bartin lutjet e meshave

*
tridhjetë e gjashtë përmasave nuk mbolli
e ia dhanë gjirin atij horri

Gjilan, 31 korrik 2012

Mehmetali Rexhepi