Fundamenti

Pikturat origjinale ishin zëvendësuar me falsifikime

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Pikturat e vjedhura në Galerinë e Arteve të Korçës ishin zëvendësuar me falsifikime.

Kjo ishte arsyeja që në inventarë çdo gjë rezultonte në rregull. ky është përfundimi i grupit punues që i kontrolloi veprat një e nga një, pas publikimit të skandalit për vjedhjen e mbi 60 veprave të Vangjush Mios. Nga ‘hetimi’ i bërë prej ekspertëve rezultoi se përveç veprave të Mios u vodhën edhe disa vepra të Sali Shijakut.

Eco Higjiena

Ndryshe, të martën pati një reagim të fuqishëm nga artistët korçarë. Pasi që morën vesh për skandalin e zhdukjes së veprave në galerinë shtetërore të qytetit, këtë gjë e cilësuan si degradim të institucioneve kulturore, ndërkaq vjedhjen e veprave të Mios si humbje kombëtare, derisa bënë thirrje për kapjen e përgjegjësve.

Policia ka formuar një ‘task-forcë’ për zbardhjen e rastit, dhe ka filluar marrjen në pyetje të punonjësve, ndër të cilët edhe ish-përgjegjësin e fondit, Sotiraq Xegën.