Pikturat e Demir Behlulit do të ekspozohen në Shkup…

Gjilan – Arti nuk njeh kufij. Është madhështi në vete”. Është art që i bashkon njerëzit nga të gjitha anët e botës. Pse jo? Kësaj here, arti piktural i Demir Behlulit, piktor nga Gjilani, do të gjejë vend në Republikën e Maqedonisë. Pra, pikturat e tij do të jenë të ekspozuara në Galerinë ”Qift Hamami” në Shkup. Siç mësojmë nga vetë autori, kjo Galeri e Arteve të Republikë së Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, me rastin e 75-vjetorit të lindjes dhe 58-vjetorin të krijimtarisë së artit figurativ të Demir Behlulit, organizon ekspozitë retrospektive (1956=2013) me datën e 22 qershor 2013, në ora 13-00 në Galerinë “Qift Hamam” në Shkup.
Me këtë rast do të ekspozohen 60 punime të teknikave dhe formave të ndryshme: laps, tush, akuarel, temper dhe vaj. Po ashtu do të projektohet një video 10 minuteshe për muralet në Kishën e Binçës dhe arabeskat origjinale në disa xhami nga 43 sosh. Andaj, ky piktor gjilanas, në një kohë “tjetër” paksa të hershme, ka futur elementet kombëtare në kultet fetare. Siç dihet, Demir Behluli ka bërë mjaft në artin e pikturës.
Vepra e tij pikturale e ka pushtuar botën. Është një njeri që ka “energji” pune e jete në fushën artistike. Tash i ka 75 vjet moshë. Është i tëri punëtor arti. Piktura e tij “flet” shumë. Këto vite të tij janë të “arta”, por edhe hovi të vrullshëm pune. Ai, gjatë këtyre 75-vjetëve moshë bëri një krijimtari të duar-duart. Ai lindet më 1938 në Ranatoc të Preshevës.
Ai është një artist i përkryer i pikturës. Është piktor bashkëkohor. Një kohë, ky piktor, artin e ka ligjëruar nëpër institucione shkollore. Pikturat e tij janë art joshës dhe me përmbajtje. Është i vetmi piktor në Kosovë, i cili në fenë islame e katolike ka futur elemente kombëtare shqiptare në kultet fetare. Dhe, këto piktura murale të tij e bëjnë këtë piktor që të “ngjitet” lart në majte e artit shqiptar. Kjo është risia e tij e parë, e cila është interesante dhe tejet e rëndësi për të gjithë. E para, se Demirin për të parën herë e parë e takojmë me pikturat tij murale në Kishën Binçit, që është një rast i veçantë jo vetëm në Kosovë, por është një rast UNIKAT dhe i papërsëritshme.
Me këto piktura murale, Demiri pasqyroi një histori të tërë të golgotës shqiptare përmes pikturave murale në Kishën e Shën Ndaut në Binçë. Ka krijuar “histori” me anë të pikturave me ngjyra e forma të tjera arti. Ato flasin vetë dhe shumë. Janë vepra të historisë sonë, edhe të dhimbshme, por edhe krenare. Emri i tij do të jetojë me shekuj. Sepse, është brusha e parë që ka depërtuar nëpër kultet fetare, gjë që nuk ka qenë lehtë ta thyejë një “akull” shekullor dhe të hyjë një brushë e një piktori akademik siç ka bërë piktori ynë i shquar, gjilanas, Demir Behluli, piktor.
Bie fjala, në faltore, xhamia e kisha, ai është i pari që ka shënuar alfabetin shqip. Mandej, ai ka shënuar simbolet kombëtare, figurat patriotike më eminente në kultet fetare. Kjo e madhëron artin e tij piktural. Dhe, tërë jetën e tij e ka shkrirë bashkë me pendën në dorë për të mirën e kulturës sonë kombëtare. Demiri na është edhe krijues i artit letrar.
Ai, krahas artit pamor, që është dorë e parë e tij, është marrë edhe me shkrimin e veprave letrare. Gjer më tani ka botuar 14 vepra në prozë e poezi, si janë: “Më këto duer” (1968), “Dielli – zog qielli” (1969, “Jehonë maji” (1981), “Udhëtimi” (1984), “Punëtori” -monografi (1995), “Arabeska origjinale në xhamitë e Kosovës Lindore” (1995), “Mbreti i shtëpisë” (1996), “Mos harroni” (1997), “Trenat e bukës” (1997), “Ese, kritika, ekspozita” (1997), “Portrete shkrimtarësh”(2002), “Shtëpia prej zalli” (2004), “Syri vigjilent” (2005), “Kur njeri flet vetmevete”(20005) dhe “Befasi e këndshme” (2005).
Demir Behluli, gjer më tani ka krijuar mbi 3000 vepra artistike, punoi 850 portrete, organizoi 9 ekspozita personale, ndërsa organizoi mbi 63 ekspozita kolektive. Demiri u shqua edhe si skenograf. Punoi 7 skenografi për veprat e skenuara në Teatrin Kombëtar të Gjilanit. Mandej, ai punoi 47 ballina librash, ilustroi 30 libra, realizoi 63 dezene perdesh, realizoi 7 stripe origjinale, iu botuan 185 reproduksione nëpër gazeta të ndryshme, realizoi mbi 60 murale, pikturoi 650 m2 afreska në Kishën e Binçës (në Viti) me 520 figura shqiptare. Ai dekoroi enterierin e 40 xhamive me 26.000 m2 arabeska origjinale shqiptare, botoi 14 libra dhe u prezantua në 10 libra të përbashkëta.
Por, për punën e tij madhore, ai u shpërblye nga viti 1957 e gjer më 2004 11 herë dhe mori 23 diploma e mirënjohje. Pikturat e Demir Behlulit, sot gjenden anë e kënd botës. Ato gjenden tek individët dhe institucionet e ndryshme në mbarë botën, si në Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër.
Deri më tash, ky artist i madh arti u dhuroi shokëve e miqve mbi 552 piktura. Si piktor, ai bëri udhëtime turistike, ku vizitoi monumente kulturore, muzeume dhe galeri arti, si në: Athinë, Korinth, Korfuz, Prevezë, Kallambanko, Stamboll, Muhaliqe (Bursë), Sofje, Krakovë, Vjenë, Frankfurt, Milano, Venedik, Barcelonë, Berat etj. Por, gjatë jetës, ai ka shkruar studime të ndryshme për artin, si janë: “Mrekullitë e botës”, “Ta njohim artin e popujve të vjetër” (artin e Mesopotamisë, egjiptian, grek, etrur, romak, kinez, islam etj). Po ashtu, ka bërë studime për rrymat e artit figurativ: romantika, renesansa, Baroku, Rokoko, klasicizmi, romantizmi etj. Piktori e artisti, Demir Behluli vizatoi këto stripe: “Planeti cimilim”, “Toka është e dashur”, “Uliksi e Katallani (nga Homeri), “Buni”(vepër e T. Hatipit), “Kur pranvera vonohet (vepër e F. Hoxhës), “Lufta e Livoçit” (F. Hoxha), Zef Lush Marku (D. B). Por, punoi këto skenografi: “Dasma pa nuse”, “Rropullari” (B. Musliu), “Rrënshqitësa” (M. Shanqiqit), “Kryet e hudrës” (K. Berisha), “Dinosauri (J. Buxhovi), ”Vjedhja pas mesnate (M. Mitroviq) dhe “Kutia muzikore. Ishte redaktor i këtyre feltushkave letrare: “Lirija” në Shkup (1958/59), “Filizat” e KL “Feniski” Prshevë, gazetën “Integj” në Gjilan, etj. La në dorëshkrim këto vepra vepra poetike: “Hapat në kalim” (1963), “Valle e vërbër”, poemth –(1962), “Një dashuri” (1966), “Magja në zemra” (1966), “Faculeta e shqyer” (1967), “Shpirt i ri”, poem për Migjenin (1968), “Jam nisur kah ti” (1973), “Epigram” (1973), “Halla Maloke”, satirë -(1973) “Legjendë”, kurorë sonetesh-(1985). Shkroi edhe për fëmijë e vegjël këto vepra: “Lumi magjik” (1985), “Biblioteka e gjallë” (1985), “Gjumi me therra” (1985) “Gjyshi im kalavesh” (2004). Po ashtu, ka lënë në dorëshkrim këto proza: “Ejte për një diell” (1968), “Dashuri e rikthyer”, roman -(1961-1970), “Toka është jona”, roman – (1962/85), Ky dorëshkrim i tij i fundit është i vetmi që i ka humbur autorit gjatë luftës së fundit 1999 në Kosovë. Dhe, në fund të shtojmë se, Demir Behluli, nga viti 1955 e gjer më 2004 pati 24 ekspozita personale e kolektive në këto vende: Preshevë, Shkup, Manastir, Bujanoc, Surdulicë, Beograd, Valevë, Gjilan, Viti, Dardanë, Ferizaj, Prishtinë, Obiliq, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Therandë, Pllandishte, Mlladenovc, Luksemburg, Durrës, Fier, Caravajkë të Malësisë së Karadakut. Vitin e kaluar, ky autor botoi veprën kushtuar Nënës Terezë etj./Tefik Selimi/rajonipress/