Pika kufitare në Stanqiq shpresë për ngjallje të ekonomisë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Enver Hajrullahu këshilltar komunal i shoqëruar edhe nga Qemajl Mustafa kanë vizituar pjesën e Stanqiqit duke parë nga afër të mirat dhe resurset e përparësitë që ka ky rajon, nëse do të hynte në funksion hapja e pikës kufitare në Stanqiq që lidhë dhjetëra fshatra shqiptare andej e këndej kufirit Kosovë – Maqedoni.

Hapja e pikës kufitare në Stanqiq nuk shihet vetëm si pikë që do të afronte familjet shqiptare andej e këndej kufirit, por në radhë të parë hapja e pikës kufitare ngjallë shpresat se rajoni i Karadakut do të mund të përfitonte nga ekonomia dhe biznesi që do të mund të zhvillohej në mes të dyja vendeve.

Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Enver Hajrullahu këshilltarë komunal nga Zhegra nga radhët e PDK-së ka vizituar pjesën e Stanqiqit , ku ka parë nga afër bukuritë, dhe pjesët e sektorët e ndryshëm ku mund të zhvillohet bujqësia, turizmi e shumë sektor tjerë.

Mustafa tha për rajonipress se kjo zonë ka shumë mundësi që të zhvillohet dhe ndërtohet falë këtij frekuentimi ndërkombëtarë që pritet të ndodhë pas hapjes së pikës kufitare në Stanqiq. “Barrierat ndërkufitare jam i sigurt se më nuk duhet të jenë pengesë për tu zhvilluar dy shtetet andej e këndej kufirit. Bashkëpunimi ndërkufitarë sjellë punësime të reja, sjellë zhvillim ekonomik dhe pse jo prodhon edhe stabilitet siguri tek ne” tha Mustafa.

Kreu komunal është i bindur se shumë familje që janë zhvendosur nga këto zona, do të munden të kthehen dhe të mbijetojnë nga përfitimet që sjellë rajoni kufitar.

Mobi Casa

Edhe Enver Hajrullahu thotë se pika e Stanqiqit është shansi i vetëm për të ngjallë shpresat e shumë familjeve që tanimë jetojnë në këto treva. “Pika në Stanqiq e ndalë shpërnguljen, ndihmon familjet me ekonomi të mesme dhe mbi të gjitha ndihmon ato familje që kanë prodhime vendore të të gjitha natyrave. Fshatrat e Karadakut janë të njohura për blegtori, turizëm malor dhe prodhime të ndryshme bujqësore. Unë shpresoj që komuna në të ardhmen do të shtojë subvencionet për të përkrahur bujqit, fermerët po edhe ato familje që punojnë në serra dhe mbajnë ferma” tha Hajrullahu.

Njëri nga aktivistët dhe veprimtarët e palodhur që ka sensibilizuar pikën e Stanqiqit , Sabri Kadriu thotë se kemi shumë gjëra të përbashkëta mes dy popujve, kemi shumë mundësi që përmes rrugës në Stanqiq ta zhvillojmë jetën ekonomike e sociale. “Kufijtë gjithkund në Evropë janë formal dhe kështu do të duhej të ndodhë edhe në Stanqiq e Debëllde” tha Kadriu.

Ambasadori i Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov pati thënë më herët në një takim në Gjilan se që nga koha kur Maqedonia e ka njohur Kosovën si shtet janë nënshkruar mbi 22 marrëveshje bilaterale. “Në vitin 2009 nga ana jonë është dhënë ideja për hapjen e pikës kufitare në Stanqiq e cila e shkarkon shumë kufirin në Bllacë. Në vitin 2010 ne i kemi dhënë Qeverisë së Kosovës draftin, por normalisht që kjo donë kohë dhe ne ndërkohë kemi konkurruar me projekte në Unionin Evropian ku janë ndarë mbi 2.5 milion euro për ndërtimin e rrugës së Kumanovës që shpije deri në Stanqiq”.

Karajanov tha se kufiri në Stanqiq do të jetë ndërkombëtarë dhe i hapur 24 orë. /rajonipress/