FITORJA

Pika e karburantit që sfidon shtetin dhe kryeqytetin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tollovinë e shkaktuar çdo ditë nga punimet e rrethrrotullimit në Veternik, qytetarët do t’i shohin edhe për një kohë të gjatë. Pika e karburantit, e cila bëri që Komuna dhe Ministria e Infrastrukturës të përplasen se kush duhej ta shpronësonte atë, ka vonuar punimet. Në fund, Ministria e Infrastrukturës pranoi se ajo pikë karburanti do të duhej të shpronësohej nga ta dhe rasti shkoi në Qeveri.

Megjithëse në mbledhjen e fundit të Qeverisë u miratua vendimi për shpronësimin e kësaj pompe, procesi i shpronësimit do të marrë shumë kohë. Me këtë vërtetohet se Komuna, e cila në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse nuk kanë arritur ta përmbushin afatin e caktuar për përfundimin e punimeve, transmeton KTV.

Zyrtarët komunalë, ndonëse ende nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar nga Qeveria e mirëpresin këtë vendim për nisjen e shpronësimit.

ARKATANA

Sipas Osajt, nëse Ministria e Ambientit i kryen procedurat e shpronësimit në afatin ligjor, rrethrrotullimi do të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër, Ministria e Ambientit, të cilës pas vendimit të Qeverisë i takon ta bëjë shpronësimin, thotë se një gjë e tillë do të marrë kohë.

Punimet në rrethrrotullimin në rrugën magjistrale Prishtinë-Shkup, kanë nisur punimet një vit më parë dhe ishte paraparë të përfundonin këtë muaj. Ky projekt i Komunës së Prishtinës dhe i Ministrisë së Infrastrukturës ka kushtuar 4.5 milionë euro.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.