FIDANISHTJA

Pijet që duhet konsumuar në ditët e nxehta të verës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vera po afrohet. Plazhi, deti, rëra e ngrohtë dhe dielli përvëlues do të jenë së shpejti pjesë e pandashme e ditëve të pushimit.Mësoni më poshtë se me cilat pije duhet të freskoheni gjatë verës.

Sa më shumë ujë natyral

Ekziston një rregull i vjetër që thotë që duhet të pini 8 gota ujë në ditë, por nëse do të konsumonit më tepër, do të bënit aq më mirë. Uji ju ndihmon të hidratoheni dhe të ndiheni më të lirshëm. Por kujdes, pini ujë natyral dhe jo të gazuar.

Lëngje frutash

Frutat jo vetëm që shuajnë etjen, por kanë edhe cilësi të mahnitshme dhe janë të pasura me substanca shumë të dobishme për trupin tonë. Konsumoni lëngje frutash të ndryshme, por të përgatitura vetë sepse lëngjet e gatshme kanë përmbajtje të lartë sheqeri. Lëngjet duhet të kenë sa më pak sheqer, sepse vetëm kështu nuk do të keni etje.

Çaj të ngrohtë

Hidromorava

Zakonisht, tendenca është që pije të ndryshme të shoqërohen me shumë akull ose të jenë shumë të ftohta. Por në fakt, akulli nuk i bën mirë organizmit, i cili është i djersitur. Nëse do të konsumonit çaj të ngrohtë trupi juaj do të hidratohej më lehtë dhe do të ndiheshit më i freskët. Nëse nuk iu pëlqen çaji i tillë, mund ta pini edhe të freskët, por jo me akull.

Jo pije të gazuara!

Duket sikur largojnë etjen, por në fakt e shtojnë më tepër atë. Pijet e gazuara, sidomos Coca-Cola, kanë në përbërjen e tyre shumë gaz dhe sheqer. Për më tepër, lëngjet me gaz fryjnë stomakut, por edhe ndikojnë në formimin e celulitit.

Një gotë birrë

Një gotë birrë në ditë është më se e këshillueshme edhe nga shumë dietologë. Ajo forcon kockat, përmirëson metabolizmin, sistemin imunitar dhe për më tepër, të freskon dhe largon etjen. Një gotë birrë mund të shijohet mjaft mirë, sidomos në vaktin e drekës e shoqëruar me pjatën tuaj./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.