Pija e mëngjesit nga xhenxhefili, avokadoja dhe spinaq

Në mënyrë që të keni peshën e dëshiruar trupore dhe stomak të rrafshët, ndihmë të madhe ofron kjo pije çudibërëse në mëngjes, e ju duhet ta pini para se të hani apo pini diçka tjetër. Përcillni recetën dhe me lehtësi do ta përgatitni preparatin natyral dhe do të arrini deri te rezultatet e dëshiruara.
PËRBËRËSIT:
1 lugë xhenxhefil të bluar, 1 thelb hudhre, 1 lugë uthull molle, 1 lugë mjaltë, Një grusht mentë dhe majdanoz, Gjysmë avokado, Gjysmë gotë ujë, 30 gr spinaq.
PËRGATITJA:
Pastroni mirë perimet e gjelbra, qëroni avokadon dhe e preni në pjesë. Së pari përzieni të gjithë përbërësit, pos mjaltit dhe xhenxhefilit, më pas shtoni mjaltë dhe xhenxhefil, dhe përzieni në blender edhe pak. Këtë koktej të shëndetshëm natyral ta konsumoni në mëngjes, para kafjallit.
(Kosova Sot)