Mobi Casa

Phillips për krizën politike: Miqtë e Kosovës janë lodhur, zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje e qëndrueshme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia, ka komentuar krizën aktuale politike në Kosovë, duke vlerësuar se përgjegjësia për ngërçin institucional është e përbashkët mes të gjitha partive politike.

Duke folur për mundësinë e një formule të bashkëqeverisjes, Phillips thotë se një zgjidhje e tillë mund të ndihmojë në tejkalimin e krizës politike.

Sa i përket insistimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që marrëveshja për presidentin të arrihet para konstituimit të plotë të Kuvendit, Phillips e sheh këtë si njëkohësisht strategji politike dhe sfidë serioze për institucionet demokratike të Kosovës.

“Marrëveshja për presidentin është edhe strategji politike, por edhe një sfidë serioze për kredibilitetin e Kosovës. Miqtë e Kosovës janë lodhur dhe kanë pasur mjaft nga kjo luftë për pushtet”, ka deklaruar Phillips.

Ai thekson se zgjatja e krizës institucionale mund të dëmtojë më tej pozitën e Kosovës në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Eco Higjiena

Philips, duke komentuar mundësinë që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme, thotë se një skenar i tillë nuk do të ishte zgjidhje e qëndrueshme.

“Një zgjedhje e parakohshme ndoshta do të prodhonte të njëjtin rezultat si përpjekjet e mëparshme. Zgjedhjet e përsëritura vetëm do ta zhgënjejnë elektoratin dhe do ta dekurajojnë mbështetjen e miqve të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar”, është shprehur ai.Sipas Phillips, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të angazhohen më drejtpërdrejt në zgjidhjen e krizës.

Ai propozon që SHBA-ja të emërojë një të dërguar special me kompetenca të ngjashme me ato të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë (OHR).

“Një i dërguar special i SHBA-së, me kompetenca të krahasueshme me Përfaqësuesin e Lartë të OHR-së, duhet të diktojë një kompromis dhe një kalendar për rotacionin”, ka thënë Phillips për Front Online.

I pyetur se cili do të ishte skenari më i mundshëm për Kosovën nëse Kuvendi vazhdon të mbetet i bllokuar, Phillips është i drejtpërdrejtë në përgjigjen e tij:“Turp”, u përgjigj ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.