UBT

Pezullohen hetimet për vrasjen e Zymberit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kanë mbetur katër muaj nga dyvjetori i vrasjes së policit, Enver Zymberi ndërkaq hetimet përkitazi me rastin janë pezulluar kohë më parë. Burime brenda misionit EULEX, i cili është duke udhëhequr me hetimet në këtë rast, ka bërë me dije se hetimet janë pezulluar derisa të ketë diçka të re përkitazi me urdhër-arrestet që janë lëshuar ndaj gjashtë personave si të dyshuar për vrasjen e policit, Zymberi.

“Hetimet janë pezulluar, por ato mund të rihapen në çdo moment”, ka njoftuar një zyrtar i afërt me rastin Zymberi, brenda misionit EULEX.
Bazuar në ligjet e Kosovës, prokurori ka të drejtë që të zhvillojë hetime dy vjet nga lëshimi i aktvendimit për fillim të hetimeve dhe bazuar në këtë prokurorja e rastit Neeta Amin, duke parë që nuk ka ndonjë zhvillim në hetimin e nisur më 26 korrik 2011, ka vendosur që të pezullojë ato.

RCCOLA

“Janë gjashtë urdhër-arreste që janë lëshuar për gjashtë personat që dyshohen se kanë marrë pjesë në këtë vrasje. Dy persona janë arrestuar deri më tani për këtë rast, por ata janë liruar ngase nuk kanë pasur të bëjnë me rastin. Urdhër-arresti ndërkombëtar është valid dhe në momentin që do të ketë diçka të re, hetimet do të rihapen”, thotë më tutje ky burim.

Ratomir Bozhoviq, Radovan Radiq, Milovan Vlashkoviq, Slobodan Vuçiniq, Dushan Jovanoviq dhe Ratomir Kasaleviq, që të gjithë banorë të Zubin-Potokut e rrethinës, vazhdojnë të qëndrojnë në arrati dhe sipas të njëjtave burime, ata dyshohet se po strehohen diku në Serbi, duke i ikur kështu përgjegjësisë penale për vrasjen e kryer në Kosovë./zeri/Indeksonline/