Petroviq vizitoj Kamenicën

Gjilan -Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, të premten ka mirëpritur zëvendëskryeministrin e Kosovës, njëherit ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviq, me bashkëpunëtorë.
I pari i komunës së Kamenicës falënderoj zëvendëskryeministrin Petroviq, për projektet të cilat po realizohen në komunën tonë nga kjo ministri.
Surdulli, përmendi edhe projektet të cilat janë duke u realizuar në komunën e Kamenicës, si renovime të ambulancave, shkollave, rregullimi i një pjese të shtratit të përroit të Rubocit, ndërtimi objektit të ri të komunës etj. Ai tha se janë realizuar edhe disa projekte si asfaltimi i disa rrugëve lokale, në fshatin Koretin , Hodonoc me pjesëmarrje të qytetarëve etj.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Sllobodan Petroviq, falënderoj Kryetarin për bashkëpunimin e mirë. Petroviq, tha se ndoshta nuk kemi mundësi të gjitha kërkesat e juaja të ua plotësojmë, ngase kemi kërkesa edhe nga komunat e tjera.
“Sot, kemi ardhur për t’i vizituar projektet që po realizohen në komunën tuaj, e në veçanti rrugën anësore e cila është dashur që të filloj së realizuari këtyre ditëve, por meqë kompania “Magjistralja” e cila është dashur ta realizoj projektin, ende nuk ka filluar punimet” tha ministri Petroviq.
Kryesuesi i Kuvendit komunal Enver Mavriqi dhe drejtori i drejtorisë së Administratës Enver Ajvazi, falënderuan zëvendëskryeministrin për vizitën e bërë komunës së Kamenicës. Kryetari, zëvendëskryeministri me bashkëpunëtorë, vizituan objektin e ri të komunës si dhe punimet në renovimin e kishës ortodokse të Kamenicës./rajonipress/