RCCOLA

Petriti shënon ditën e shkollës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Me aktivitete të ndryshme kulturore, sot në fshatin Petrit ( Petrovc), është shënuar dita e shkollës fillore “ Xhelal Sopi”.

Në këtë solemnitet të pranishëm ishin edhe Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, drejtorë të drejtorive komunale, delegat të kuvendit dhe përfaqësues të tjerë nga komuna, familjarë të dëshmorëve, banorë të këtij fshati e më gjerë.

Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka përshëndetur dhe uruar për ditën e shkollës. “ Sot me krenari e përkujtojmë dëshmorin Xhelal Sopi, i cili ka lënë jetën, punën e të ardhmen e tij për lirinë e Kosovës, ku ra dëshmorë e që ne sot po gëzojmë lirinë.” tha kryetari Surdulli.

Drejtori i shkollës fillore “ Xhelal Sopi” Musa Avdiu, ka thënë se “ Sot jemi tubuar këtu që të shënojmë 13 vjetorin e rënies së dëshmorit Xhelal Sopit, dhe 4 vjetorin e pavarësimit të ditës së shkollës e cila mbanë të njëjtin emër si dhe 1 qershorin Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve”.

Uji Dea

Drejtori Avdiu ka thënë se në mbështetje të qeverisë komunale të Kamenicës në fshatin Petrit, ka pas përmirësime të shumta në infrastrukturë të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Rregullimin e rrjetit të kanalizimit, ndërtimin e dy trafostacioneve elektrike, participimi i komunës me 20 % të mjeteve për ndërtimin e shkollës së fshatit, asfaltimi i rrugës në lagjen e “Livadheve” si dhe asfaltimi i oborrit të shkollës” ka thënë Avdiu, duke shtuar se së shpejti në këtë fshat do të filloj edhe asfaltimi i rrugës së fshatit në gjatësi prej 3,5 kilometra dhe shtrirja e rrjetit të ujësjellësit të fshatit për të cilat falënderojmë Kryetarin Surdulli dhe qeverinë lokale të Kamenicës.

Nga nxënësit e kësaj shkolle është shfaqur një program i pasur kulturo-argëtues, u ndanë mirënjohje për nxënësit e dalluar , arsimtaren e dalluar , si dhe për futbollistët më të dalluar në futboll të vogël, e po ashtu janë vendosur kurora lulesh pranë lapidarit të dëshmorit “ Xhelal Sopi./rajonipress/