Petrit Selimi: Në muajin shkurt Thaçi bëhet president!

Zv.ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka deklaruar se në fund të muajit shkurt pritet që Kosova ta ketë presidentin e ri në vend. Ai në një intervistë për “Klan Kosovën”, emisionin “InfoMagazine” deklaroi se votat për zgjedhjen e Thaçit në krye të Presidencës janë të nevojshme, transmeton “Zeri.info”
“Muaji shkurt është periudha kur Kosova do ta fiton presidentin e ri, Hashim Thaçin, personin me të votuar në vend. Padyshim se votat janë. Edhe Lista Serbe pritet që ta votoj Thaçin për president”, është shprehur ai.
—
Sa i përket lajmit se qeveria holandeze pranoi ta themelojë Gjykatën Speciale në Hagë, i tha se kjo tashmë ishte diçka e ditur
“Është një lajm që nuk është lajm. Është konfirmim që çdo kush e ka ditur. Tash Holanda e konfirmoi që do të jetë baza ku do të rivendoset një institucion që do të veprojë konform ligjit të Kosovës, Institucioni Gjyqësor i rilokuar”, ka thënë ai.
“Ata presin që këtë vit të fillojë operacionalizimi i dhomave të veçanta të gjykatës speciale”.