FITORJA

Pëson vdekje klinike artisti i popullit, Demir Hyskja

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Aktori i mirënjohur shqiptar Demir Hyskja ka tronditur jo vetëm familjarët, por edhe opinioni publik pasi u raportua se humbi jetën, por në të vërtetë ai kaloi një vdekje klinike. Në fillim u raportua nga klinika e Elbasanit, ku ai po kurohet, se aktori ndërroi jetë.

Por fatmirësisht, në orën 21:30 të mbrëmjes, ai është përmendur sërish. Aktori vuan nga sëmundje si tensioni i lartë, diabeti dhe veshkat. Gjendja e tij është ende e rëndë në spital, ndërsa pritet që ta kalojë rrezikun për jetën.

Për më shumë se 30 vjet, Hyskja ka pasur role të shumëllojshme dhe të dalluara në filma të ndryshëm të kinematografisë shqiptare duke u mbajtur mend për mëse 50 personazhe.

ARKATANA

Demir Hyskja është një aktor i mirënjohur shqiptar, i cili u lind më 1 janar 1937 në Elbasan.

Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të urdhrave të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”.

Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor./Sh/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.