FIDANISHTJA

Pesha e mallit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kur shikoj ca reportazhe –
Shpirti im mbushet bagazhe ,
Për shumë fshatra që po zbrazen ,
Gjumë në sy nuk shti gjithë natën !

Për do fshatra n’teren malorë ,
Që po mbesin pa banorë !
Pa dëshirë fshatrat braktisen –
N’rrugë t’shpëtimit, ata nisen !…

Disa migrojnë në qytet ,
Shumë të rinj shkojnë në kurbet !
Shkojnë me mall për troje t’ veta –
Dalë nga dalë po mbesin t’ shkreta !

Me lot n’ sy po flet një burrë –
Sikur t’ kishim infrastrukturë ,
S’ do ta lëshonim vendin kurrë ,
Por me te do t’ ishim mburrë !

S’ kemi rrugë për qarkullim ,
S’ kemi mjekë për shërim ,
S’ kemi rrymë për ndriçim ,
S’ kem shitore për furnizim !…

FIDANISHTJA

Lotët m’rrjedhin gurrë nën sy –
Kur po i shoh shkollat nën dry !
Janë kalbë banka e dritare –
Nuk ka nxënës, as abetare !…

Kur na vinte mësuesi n’ malësi –
Gëzoheshin t’ vjetër edhe fëmijë !
Cep me cep n’ trevat malore –
Jehonte kënga shkollore !

Ikën mësuesit dhe shkollarët ,
Ikën bujqit dhe fshatarët !…
Mbi themele ku rronin t’ parët –
Thera e kaça u mbuluan varret !

Gjilan, më 02.01.2014.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.