Pesë ushqimet fajtore për plakjen
Ushqimi është karburanti ynë me të cilin “vozisim”, i cili na jep energji dhe vitalitet, ose në rastin kur zgjedhim llojin e gabuar të forcave lëvizëse të jetës, ushqimi na ngadalëson dhe na bën më të vjetër dhe të lodhur. Kemi ndarë 5 ushqimet e tilla, te cilat i nevojiten menysë suaj, por në sasi të moderuara , që ndikimi i tyre negativ të jetë minimum.
Sheqeri
Truri juaj ushqehet me glukozë. Megjithatë, për dallim nga të gjitha organet tjera, ai nuk ka mundësi të ruajë rezerva –sado që fiton, çdo gjë do të shkojë në qarkullim të gjakut. Prandaj shujta ose pija e ëmbël është si injeksion glukoze për trurin tuaj. Fitoni sulm momental, i cili zhduket menjëherë dhe truri vjen në krizë. Ndiheni të dobët, iu dhemb koka, jeni pa disponim dhe nuk mund të koncentroheni.
Shumë hulumtime kanë vërtetuar që konsumimi i tepruar i sheqerit shkurton jetën, për çka edhe e quajnë “vrasës të bardhë”. Nga të gjitha ushqimet, ai më së shumti shpejton plakjen. Kaloni në drithëra integrale, pemë dhe perime – në karbohidratet që lirohen ngadalë – të cilat janë shumë më të pranueshme se sheqeri i rafinuar.
Kripa
Natriumi dhe klori – dy përbërës të kripës – janë minerale të rëndësishme që mbajnë sistemin muskulor dhe nervor. Ajo është mëlmesë e thjeshtë e ushqimit dhe është e pranishme në ushqimet e përpunuar: perimet e konservuar, djathë, produktet e mishit të thatë dhe supa. Nëse e përdorim në sasi të tepruara, është e dëmshme për rininë tonë sepse në sasi të mëdha shpejton plakjen. Prandaj nuk rekomandohet të konsumohen më
shumë se tre gramë kripë në ditë.
Qumështi i lopës
Edhe pse qumështi i lopës është i pasur me kalcium, vitamina dhe proteina, ai po ashtu aktivizon katër procese të plakjes – ngadalëson tretjen (shkakton fryrjen, kapsllëk ose diarre), inflamacionet (nyjat e ngurta), mosbalancim hormonal (i cili ndikon në nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e estrogjenit) dhe formimin e acidit.
Duhet të bëni kujdes edhe në derivatet qumështore (kazein dhe laktozë) në bukë, ëmbëlsira, biskota, ushqimet e përpunuara të mishit dhe gjerat e njelmëta. Filloni të pini qumësht të dhisë apo të deles sepse është më i pasur me vitamina dhe minerale dhe të konsumoni djathë feta ose mozzarela. Kalciumin e nevojshëm konsumojeni nga perimet me gjethe të gjelbra, frutat arrore, farat dhe drithërat.
Mishi
Proteinat nga mishi janë të nevojshme për ndërtimin e muskujve, ligamenteve dhe lëkurës, por ky ushqim aktivizon të gjithë pesë proceset e plakjes. Është i pasur
me yndyrat e ngopura dhe është shumë kalorik. Mishi i përpunuar ka nivel të lartë të materieve kancerogjene, sepse fërgimi shkakton ndryshime në ADN-në, shfaqjen e radikaleve të lira dhe çon deri te stresi oksidativ. Në menynë tuaj le të gjendet më
shpesh peshku, i cili është burim i mirë proteinash. Burimet tjera të dëshirueshme të proteinave janë vezët, drithërat, bimët bishtajore, fruta arrore dhe farat. Nëse hani
mish, shmangeni në variant të fërguar, si dhe proshutën, suxhukun dhe hamburgerët.
Yndyrat e këqija
Çdo qelizë në trupin tonë ka shtresën mbrojtëse të yndyrave dhe proteinave. Nëse ajo shtresë e jashtme përbëhet nga yndyrat e mira, kjo mund t’i ndihmojë qelizat për të absorbuar materiet ushqyese dhe ujin. Megjithatë, nëse fjala është për shtresën e cila
nuk është e lëngshme, për shkak të ngrënit me sasi të madhe të yndyrave të këqija, ai proces është i dobësuar. Konsiderohet që është shkaktar për shumë simptoma të plakjes, duke përfshirë rënien e kualitetit të lëkurës, inflamacionet, alergjitë. Ndër yndyrat më të këqija janë trans-yndyrat të cilat mund të gjenden në ushqimin e përpunuar industrialisht, siç janë ëmbëlsirat, ushqimi i shpejtë, akullorja, dhe vajrat për fërgimin e thellë.
Konsumoni yndyra nga produktet e papërpunuara, peshkun e kaltër, avokado, produktet e dhisë dhe deles, sojë dhe arra. Mos harroni vajin e kokosit, edhe pse është shumë kalorik, është i shëndetshëm dhe madje ndihmon të dobësimi.