Fundamenti

Pesë të ndaluar për kontrabandë, tri aktakuza të reja nga Prokuroria në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë veprime konkrete në luftimin e veprave penale, duke ndaluar pesë persona dhe duke ngritur tri aktakuza për raste të ndara, në kuadër të kompetencave të saj ligjore.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë (5) persona janë ndaluar për 48 orë, si të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Kontrabandimi me mallra”, të paraparë me nenin 311 të Kodit Penal të Kosovës. Ndalimi është bërë me vendim të prokurorit kujdestar, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

ARKATANA

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur edhe tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. Një aktakuzë është ngritur për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”, një tjetër për veprën penale “Ngacmimi”, ndërsa aktakuza e tretë ka të bëjë me veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Prokuroria ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në ndjekjen dhe trajtimin e të gjitha rasteve penale, me qëllim të garantimit të rendit dhe ligjit, si dhe rritjes së sigurisë për qytetarët./rajonipress/