ARKATANA

Pesë të arrestuar për falsifikim të 1 milion dollarëve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Prishtinë – Sipas njoftimit të PK-së, parat e dyshuara (bankënota false) janë gjetur gjatë bastisjes në një shtëpi në rajonin e Gjilanit. Por, operacioni policor pastaj ka vazhduar edhe në rajonin e Prishtinës, ku janë konfiskuar disa pajisje, për të cilat dyshohet se janë përdorur për falsifikimin e parave.

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona si të dyshuar për hedhjen në treg të gati një milion dollarëve të falsifikuar. Arrestimin e ka konfirmuar prokurori i Qarkut të Prishtinës, Haxhi Dërguti, i cili ka udhëhequr hetimet.

Ai ka arritur që t’i konfiskojë 980 mijë dollarë të prodhuar në një shtypshkronjë në Prishtinë. Të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, derisa hetimet po vazhdojnë për shkak se dyshohet se rrjeti është më i madh. “Koha Ditore” ka mësuar se të arrestuarit janë Avdi Bunjaku, Fatmir Bunjaku, Ramadan Latifi, pronar i shtypshkronjës “Verona”, në të cilën janë shtypur paratë, si dhe Fidan e Vigan Latifi.

Uji Dea

Sipas njoftimit të PK-së, parat e dyshuara (bankënota false) janë gjetur gjatë bastisjes në një shtëpi në rajonin e Gjilanit. Por, operacioni policor pastaj ka vazhduar edhe në rajonin e Prishtinës, ku janë konfiskuar disa pajisje, për të cilat dyshohet se janë përdorur për falsifikimin e parave.

Bazuar në hetimet policore dyshohet se ky grup i personave të dyshuar është marrë me falsifikim dhe vënie në qarkullim të parave të falsifikuara.
Operacioni policor është realizuar nga hetuesit policor të drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, me mbështetjen e njësive speciale të policisë.

Të gjitha veprimet policore lidhur me ketë rast janë kryer me autorizimin e prokurorit përkatës dhe ndaj të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.