FITORJA

Pesë të akuzuar për kontrabandim të emigrantëve

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Prishtinë – Një prokuror i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër pesë të dyshuarve për një rast që ka të bëjë me kontrabandimin e emigrantëve nga Kosova në vendet tjera të huaja, kryesisht në Amerikë, njofton EULEX-i.

Bekë Nikçi, Qerim Dreshaj, Nuradin Ahmeti, Pjetër Krasniqi dhe Jeton Smaka, sipas aktakuzës, akuzohen për veprat penale të përfshirjes në kontrabandimin e emigrantëve, përpjekjes për përfshirje në kontrabandimin e emigrantëve dhe për prodhimin, ofrimin dhe posedimin e dokumenteve të falsifikuar të udhëtimit, apo identifikimit, për ta mundësuar kontrabandimin e emigrantëve dhe për të përfituar dobi financiare apo dobi tjera materiale.

ARKATANA

Të dyshuarit pretendohet se i kanë pajisur disa persona me dokumente të falsifikuara për të udhëtuar nga Kosova në vendet e huaja kundrejt shumave të mëdha të parave. Rasti i tyre gjithashtu ka të bëjë me Demë Nikçin, i dyshuari kryesor, i cili po ashtu pretendohet të jetë i përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror i Qarkut EULEX-it në Prishtinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.