FIDANISHTJA

Pesë OJQ të dyshuara për financim të terrorizmit e shpërlaje parash

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Pesë organizata joqeveritare janë bastisur nga Policia nën dyshimin se nëpërmjet tyre është financuar terrorizmi dhe janë shpërlarë para në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.“Nisa”, “Bregu i Diellit”, “IbniSina”, që veprojnë në Prishtinë, dhe “Kurani” e “EhliBejti” në Prizren, kanë qenë cak i bastisjeve të mërkurën me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Këto organizata, për të cilat ka raportuar “Koha Ditore”, kanë lidhje me organizata islamike që kanë financuar terrorizmin. Policia ka sekuestruar prova të ndryshme në cilësi të provave materiale.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar përkohësisht sende që mund të jenë prova gjatë procedurës penale.

FIDANISHTJA

“Aksioni është njëri nga veprimet e ndërmarra në një rast që është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të terrorizmit në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria e Shtetit.

Këto organizata janë në mesin e atyre që dyshohen se kanë financuar ekstremizmin fetar islam në Kosovë. Kanë lidhje të forta me imamë xhamish, të cilët muaj më parë janë arrestuar për dyshime të ngjashme.

http://koha.net/?id=3&l=63605

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.