Hidromorava

Pesë muaj burg mjekut që mori ryshfet

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Komunale në Gjilan e ka dënuar dhe shpallur fajtor dr.Elez Elezin për veprën penale marrja e ryshfetit.

Gjykata Komunale në Gjilan e ka shpallur aktgjykimin në rastin e dr.Elez Elezit i akuzuar për marrje ryshfeti. Kryetari i trupit gjykues Ramiz Azizi në aktgjykimin e tij ka shpallur fajtor duke e dënuar me pesë muaj burg.

Në arsyetimin e këtij aktgjykimi thuhet se Elezi është fajtor sepse më 22 maj 2012 në cilësinë e mjekut në spitalin e Gjilanit ka kërkuar përfitim pasuror-material duke kërkuar nga e dëmtuara L.H. nga Vitia fillimisht 10 euro për çdo raport specialistik.

KV

Elezi ka lëshuar raport specialistik edhe për vëllain e të dëmtuarës edhe pse i njëjti fare nuk ka qenë në Kosovë.

Gjithashtu në arsyetim thuhet se i akuzuari dr.Elez Elezi e ka pranuar në tërësi aktakuzën dhe vullnetarisht ka pranuar fajësinë. Gjykata thuhet në aktgjykim ka marrë parasysh edhe si rrethanë lehtësuese sjelljen e sinqertë dhe të mirë të akuzuarit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.