FITORJA

Pesë lëngje për zvogëlimin e fryrjes dhe gazrave

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Përpos efekteve detoksikuese, përbërësit e këtyre lëngjeve mund t’ju bëjnë që të ndiheni më të ngopur.

Lëngu i aloe verës

Aloe vera është një bimë me kualitete të shumta mjekësore, midis të tjerash edhe duke ndihmuar tretjen. Duke pasur një efekt të lehtë laksativ, ato e promovojnë shëndetin e lëvizjeve zorrore, duke lehtësuar eliminimin e gazrave dhe duke ndihmuar në pastrimin e zorrës së trashë.

Përbërësit

• ½ të kupës (1 kupë ka 16 lugë gjelle) me xhelatinë aloe vera

• Lëngu i një limoni

• 1 lugë gjelle të lëngut klorofil (15 ml)

• ½ të kupës me ujë (100 ml)

Përgatitja

• Të përzihen të gjithë përbërësit në një mikser derisa të imtësohen.

• Pijeni këtë lëng në bark të thatë dhe prisni gjysmë ore para se të hani kafjall.

Image
Lëngu nga papaja, tërshëra dhe farat e lirit

Këta tre përbërës, kur të kombinohen, japin një lëng i cili është shumë i pasur me fibra, vitamina, antioksidues dhe enzima, për ta përmirësuar tretjen, për ta parandaluar konstipacionin dhe për ta zvogëluar fryrjen.

Përpos këtyre përfitimeve është fakti që kjo është një pije e pasur me përbërës ushqimor, që mund të përdoren për çdo program të humbjes në peshë.

Përbërësit

• 1 kupë papaja të copëtuara (140 g)

• 1 lugë gjelle farash të lirit (10 g)

• 2 kupë me ujë (500 ml)

• 2 lugë gjelle tërshërë të papjekur (20 g)

• Pak mjaltë

Përgatitja

• Shtoni të gjithë përbërësit në një mikser dhe bluani ata për disa minuta. Shërbejeni si të tillë.

• Preferohet që këtë ta pini për një javë rresht, në bark të thatë, e më pas prisni edhe një javë para se ta përsëritni ciklin.

Lëngu nga ananasi, grejpfruti dhe çaji i gjelbër

Kur në zorrët tuaja mblidhen mbetjet ushqimore dhe tretja bëhet e vështirë, atëherë paraqiten një seri problemesh, që përfshijnë fryrjen, gazrat, si dhe shqetësimet e përgjithshme. Ky lëng natyror kombinon përfitimet nga lëngu i grejpfrutit dhe çajit jeshil, për ta detoksikuar në tërësi zorrën e trashë.

Përbërësit

• ¾ të kupës së ananasit të copëtuar (116 g)

• Lëngu i 1 limoni

• Lëngu i një grejpfruti të freskët

• 1 kupë e çajit jeshil (250 ml)

• Mjaltë

Përgatitja

Uji Dea

• Shtoni të gjithë përbërësit në bluarës, përpos lëngut të limonit dhe bluani për disa sekonda derisa të përzihen.

• Shtojeni lëngun e limonit dhe shërbejeni në bark të thatë për 21 ditë.

Image
Lëngu i karotës, hudhrës dhe alfalfas

Toksinat, të cilat mblidhen në traktin digjestiv mund të shkaktojnë fryrje, gazra, pengesa në tretje dhe probleme të tjera.

Ky lëng ka për qëllim largimin e çdo mbetjeje të grumbulluar dhe ta promovojë rritjen e florës intestinale.

Përbërësit

• 1 kupë lëng të karotës (200 ml)

• 1 thelb hudhre

• 1 kërcell selinoje

• 1 grusht lakrash alfalfa

Përgatitja

• nxirreni lëngun nga karota dhe selinoja, dhe shtoni ato në mikser, bashkë me hudhrën dhe alfalfa.

• procesoni që të gjithë përbërësit për disa minuta dhe pijeni ashtu si është.

• Konsumojeni këtë në bark të thatë, apo prisni të paktën dy orë para se ta hani shujtën kryesore.

Lëng kumbullash dhe mollësh

Kjo recetë e përgatitur nga kumbullat dhe mollët është e pasur me fibra dhe është e dobishme për ta luftuar konstipacionin, për t’i eliminuar gazrat dhe për t’ju ndihmuar që ta keni një bark të rrafshët.

Përbërësit

• 5 kumbulla të freskëta

• ½ të mollës me lëvore

• 1 kupë uji (250 ml)

• Mjaltë

Përgatitja

• Përpunoni të gjithë përbërësit në një bluarës derisa të arrihet një konsistencë e dëshiruar, dhe të pihet menjëherë për të përfituar nga të gjithë përbërësit.

• Pijeni këtë në bark të thatë dhe prisni të paktën 40 minuta para se të hani

Nëse vazhdimisht vuani nga fryrja, atëherë me gjasë duhet të bëni disa përmirësime në dietë dhe të mos hani:

• mish të kuq

• suxhuk

• produkte të qumështit

• sheqer

• miell të bardhë

Nëse edhe pas kësaj keni të njëjtat probleme, atëherë shkoni te mjeku.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.