UBT

Pesë Krasniqëve, 35.5 vjet burg për vrasjen në restorantin “Kështjella”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Prizren – Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Prizrenit, i udhëhequr nga gjyqtarja e EULEX-it, Annemarie Meister, ka shqiptuar gjithsej 35.5 vjet burg për anëtarët e familjes Krasniqi, të cilët kanë qenë të përfshirë në vrasjen e Skënder Limajt dhe plagosjen e Azem dhe Ilir Limajt, më 1 janar 2011, në restorantin “Kështjella” në Banjë të Malishevës.

Në bazë të aktgjykimit të shpallur të premten, Emin Krasniqi është dënuar me 23 vjet burg, Berat Krasniqit me dënimin unik i janë shqiptuar 7.5 vjet burg, derisa Astrit Krasniqi e Hazir Krasniqi janë dënuar me nga 2 vjet burgim, kurse Durim Krasniqi me një vit burg, ndërkohë që në të gjitha rastet është marrë parasysh edhe koha e kaluar në paraburgim, raporton Koha Ditore.

Eco Higjiena

Pas gjykimit disamujor, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se Emin Krasniqi është fajtor për kryerjen e veprave penale të vrasjes së rëndë kundër Skënder Limajt, i cili pas ngjarjes në restorantin “Kështjella” kishte ndërruar jetë, dhe të shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore të qëllimshme kundër Azem Limajt.

Incidentit tragjik në restorantin “Kështjella”, pronë e familjes Limaj nga Banja e Malishevës, i ka paraprirë një zënkë gjatë ditës së zgjedhjeve më 12 dhjetor 2010, ku Hazir Krasniqi, që ka qenë komisionar i lëvizjes “Vetëvendosje”, është rrahur nga Behlul Limaj, vëllai i të ndjerit Skënder dhe i të lënduarit Azem, dhe ky rast, siç është thënë në aktgjykimin e lexuar, aktualisht është duke u hetuar nga Prokuroria e Qarkut të Prizrenit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.